Topalli: Policia e tërbuar u sul mbi fshatarët që fitojnë bukën e gojës me duhanin

Publikuar tek: politike, më 15:39 29-07-2015 Topalli: Policia e tërbuar u sul mbi fshatarët që fitojnë bukën e gojës me duhanin

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka reaguar në lidhje me aksionin e policisë së Shkodrës të ndërmarrë sot ndaj shitëseve ambulantë të duhanit.

Një sjellje të tërbuar e ka konsideruar Topallit, veprimin e policisë mbi fshatarët që sipas saj fitojnë bukën e gojës duke shitur duhan. Deputetja demokrate ka dënuar dhunën e ushtruar nga shefi i Komisariatit Gazmend Demrozi ndaj gazetarëve, ndërsa ka theksuar se e vetmja rrugë për të shpëtuar vendin është “përmbysja e kalbësirave”.

“Dhunë shtetërore në Shkodër! Sot si e tërbuar policia është sulur mbi fshatarët që shisnin duhan për të fituar bukën e gojës pasi janë të zhytur në mjerim. Në vend që fshati dhe fshatarët e varfër të inkurajohen për të mbjellur tokën ato po terrorizohen. Ata ndoshta nuk nxjerrin as shpenzimet e bëra. Por sikur kjo të mos mjaftonte shteti policor sot iu turr edhe grave, nënave që kishin dalur për të shitur atë pak duhan vendas për të fituar një lek me çu në shtëpi për bukën thatë të fëmijëve të tyre .Por policët i morën edhe mallin pas dhunës që ushtruan. Por nuk u ndalën këtu. Shefi i Komisariati Demrozi kërcënoi dhe gazetarët që të mos filmonin dhe dhunoi njërin prej tyre. Kjo eshte vetem nje prej fetyrave te kalbesirave ne pushtet! Ajo e patolerueshmja, e turpshmja eshte edhe me lart. Ajo zyrtarja është ajo që prej dy vitesh e denoncojmë në parlament dhe që para dy ditësh e shkroi në Raportin e tij Departamenti i Shtetit! Unë denoncoj me forcë dhunën kundra fshatarëve në Shkodër, denoncoj me forcë dhunën ndaj gazetarit e gazetarëve teë ushtruar sot në Shkodër. Të dashur miq!  Nuk mund të vazhdojmë të mendojmë sot për sot. ‘Kjo çastësi e skajshme na çastëson, dhe veç keësaj na cektëson, na bën të përciptë’ e në fund ju detyron të ulni qafën! Ka vetëm një rrugë për të shpëtuar këtë vend, jetën dhe të ardhmen! Kalbesirat duhen përmbysur”, shkruan Topalli në facebook.

Lexo edhe: 

Policia aksion për largimin e tregtarëve të duhanit nga rruga, u konfiskon mallin

Shefi i komisariatit të Shkodrës dhunon dhe pengon gazetarët të kryejnë detyrën e tyre (Video)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Të gjithë e dinë, përveç qeverisë, se deputeti i dënuar për trafik prostitucioni është Arben Ndoka
Rama mbledh ministrat në Dajt, u cakton edhe pushimet »
Article Logic
Execution time: 0.021674156188965
array(1) { ["section"]=> string(87) "topalli-policia-e-terbuar-u-sul-mbi-fshataret-qe-fitojne-buken-e-gojes-me-duhanin-17239" }