Topalli: Rama e ka bërë Kryeministrinë si park lojrash, Merkeli ia plasi gazit me pyetjen e porositur

Publikuar tek: politike, më 12:42 09-07-2015 Topalli: Rama e ka bërë Kryeministrinë si park lojrash, Merkeli ia plasi gazit me pyetjen e porositur

Jozefina Topalli ka sulmuar sot Ramën, duke thënë se e ka kthyer Kryeministrinë në park lojërash me mure të vizatuara me insekte që kanë rrethuar portretin e Ismail Qemalit. Ajo tha se Merkeli , një zonjë që nuk qesh shumë, ia plasi gazit kur Rama ‘’porositi pyetjen’’ nëse ishte apo jo ‘’lideri i Ballkanit’’.

“Merkeli erdhi për të sjellë vëmendjen e gjermanëve në rajon gjë për të cilën ne shqiptarëve duhet t’i jemi mirënjohës. Por edhe kryeministri na nderoi. Edhe Kryeministrisë i vuri një strehë pa leje, të varur me tela.

Pastaj i vendosi mureve të vizatuara insekte, xanxare që kishin rrethuar Ismail Qemalin. Në televizion nuk pashë breshkën.

I tregoi barcoletën e gëzimit të shqiptarëve kur nuk bënë gol. I tregoi pikturat e varura.

Për ta mbyllur “In Belleza” duke shpresuar që të shpallet pas gjithë këtyre lider, porositi pyetjen, sa zonja që nuk qesh aq shumë ia plasi gazit.

Lider, tha kancelarja, është demokracia, kështu që ti harroje! Merkel ishte e prerë. Një vend nuk mund të jetë pjesë e BE me azilet.

67% e të rinjve shqiptarë duan të largohen nga vendi. Me këto përmasa vendi ka patur eksod vetëm në fund të sistemit diktatorial. Ne rreshtohemi pas Sirisë.

Problemi nuk është ajo që Merkeli shtroi dje, se vendet në BE dhe azili nuk shkojnë bashkë. Problemi është Psse të rinjtë duan ta lënë vendin? Pse shumica mendojnë se ky vend nuk bëhet. Azilkërkeusit kanë arritur 5 mijë në muaj dhe kjo vetëm për Gjermaninë. Merkel ishte e prerë.

Është tronditëse, të rinjtë nuk gjejnë të ardhme në shtëpinë e tyre. Pse si Siria, kur nuk jemi Siria? Pse? Se korrupsioni është një monstër i legalizuar dhe i hapur kudo. Se ju po përdorni sistemin në avantazhin tuaj dhe jo të qytetarëve, ka nepotizëm të pafre, sistem klientelist, sepse të varfërin e fut në burg për dritat, se shteti krijon fasadë, sepse në Parlament ka të dyshuar për rekorde kriminale. Në 2 vite nuk ka rritje rrogash dhe jo sepse u vranë dy çekë,  dhe se më pas u vra një djalë i ri. Edhe dje kur masat për Merkelin ishin në maksimum, në Durrës u grabit një bankë dhe ministri thotë se siguria është më e madhe se në kohën e komunizmit.

Tezat e ISIS-it janë demode, që s’i bëjnë nder Shqipërisë, por dëmtojnë imazhin që kemi si komb për respektin e feve.

Sepse bandat janë mbyllur me drejtorët e policisë, sepse pushteti përbindësh blen vota, media, deputetë nga opozita, kryetarë bashkish.

Nuk ka hapje negociatash me BE. Çfarë do thoshim pas gjithë këtyre? Rilindja ka dështu! Ju nuk mund të vazhdoni të hani kek. Zonja kishte të drejtë kur tha se s’ka garanci ligjore për bizneset gjermane në Shqipëri, duhet luftuar krimi, zonja ka të drejtë. Për çfarë duhet të mbahen mend 2 vetë? Edi Rama dhe Ilir Meta?

Si kryebashkiak që bëri betonizim?! Si kryeministër që fjala ‘’unë’’ ka dalë nga fjalori, që burgose 37 mijë shqiptarë, që krijove Parlamentin e boseve të trafiqeve, tritolet, vrasjet, apo për parkun e lodrave që ke bërë në Kryeministri pasi ke zhduk çdo park?!

Na thonë fluturoi gomari dhe ne e besojmë’’, tha Topalli.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tom Doshi: Ja e vërteta se çfarë u thashë deputetëve sot në Kuvend
Berisha: Shqipëria rrezikon vendosjen e vizave me Gjermaninë. Të merren urgjentisht masat »
Article Logic
Execution time: 0.022309064865112
array(1) { ["section"]=> string(105) "topalli-rama-e-ka-bere-kryeministrine-si-park-lojrash-merkeli-ia-plasi-gazit-me-pyetjen-e-porositur-15712" }