Topalli replikon me Tahirin: Turp! Merri mbrapsht ato që the, mashtrove

Publikuar tek: politike, më 12:51 02-07-2015 Topalli replikon me Tahirin: Turp! Merri mbrapsht ato që the, mashtrove Jozefina Topalli, deputete e PD

Ndërsa ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mbajti fjalën e tij në Kuvend, ku bëri një analizë të detajuar të procesit zgjedhor duke i cilësuar si zgjedhjet më të lira dhe më të ndershme realizuar ndonjëherë, deputetja e djathtë Jozefina Topalli replikoi me të.

Topalli e quajti të turpshme atë çfarë tha ministri duke i cituar ambasadorin amerikan Donald Lu, në një vlerësim të tijin për zgjedhjet.

“Sapo mashtruat. Turp!  Unë kam për borxh t’i lexoj vetëm 4 rreshta...( citon ambasadorin amerikan). 'Vendosmëria e dukshme e partive për të kandiduar njerëz të inkrimuar , për të financuar mercedezet, vilat e tyre skandaloze, cënon zgjedhjet në Shqipëri. Shqipëria, meriton më shumë kjo që po ndodh është një tallje e madhe'. Këto nuk janë fjalët e John Kerryt janë ato të ambasadorit Amerikan, thënë në qershor. Ndaj merri mbrapsht ato që the, mashtrove në mënyrën më të turpshme”, i tha Topalli Tahirit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tahiri për Frrokun: Kaloi në kufi, por u regjistrua në regjistrin manual se kishte defekt. Replikon me Berishën
Berisha: Më shkoi në mendje të djeg mandatin e deputetit, teksa vija në Parlament »
Article Logic
Execution time: 0.026606798171997
array(1) { ["section"]=> string(74) "topalli-replikon-me-tahirin-turp-merri-mbrapsht-ato-qe-the-mashtrove-15187" }