“Topi i Artë” jo më kompetencë e FIFA-s, çmimi i rikthehet revistës franceze

Publikuar tek: sport, më 16:57 16-09-2016 “Topi i Artë” jo më kompetencë e FIFA-s, çmimi i rikthehet revistës franceze

“Mundo Deportivo” jep lajmin e bujshëm për çmimin “Topi i Artë”, i cili me shumë gjasa nuk do të jepet më nga ana e FIFA-s, por nga prestigjozja “France Football”. Këtë lajm e ka publikuar gazeta spanjolle dhe është konfirmuar nga revista historike franceze, e cila kishte partneritet me UEFA-n deri në vitin 2010 për “Topin e Artë” dhe “FIFA World Player”.

Të martën do të zbulohen detajet e edicionit të 61-të të çmimit, me Cristiano Ronaldo që është kandidati favorit për ta fituar. Që nga viti 2010 e drejta për të caktuar fituesin e Topit të Artë ka qenë e FIFA-s, por që është bërë hegjemoni mes Messit dhe Ronaldos. Megjithatë, metoda e vlerësimit do të ndryshojë këtë herë, pasi rikthimi në France Football i këtij trofeu do të sjellë dhe risi, ku fituesit do të kenë tjetër vlerësim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Cristiano Ronaldo baba i përkushtuar, ndihmon të birin të bëjë detyrat (Foto)
Nuri Seferi nesër përballë turkut Arslan: Jam në formë »
Article Logic
Execution time: 0.056412220001221
array(1) { ["section"]=> string(79) "topi-i-arte-jo-me-kompetence-e-fifa-s-cmimi-i-rikthehet-revistes-franceze-53147" }