Topi: Koalicioni me ASHE? Disa na kuptuan, të tjerët do na kuptojnë me kalimin e kohës

Publikuar tek: politike, më 09:35 02-07-2015 Topi: Koalicioni me ASHE? Disa na kuptuan, të tjerët do na kuptojnë me kalimin e kohës

Kryetari i partisë Fryma e Re Demokratike, Bamir Topi ka falenderuar qytetarët që mbështetën me votën e tyre këtë forcë politike në zgjedhjet e 21 qershorit. Topi tha se FRD, ndonëse pati një kotribut modest, vetëm 80 mijë lekë të reja për të bërë fushatë zgjedhore, arriti të ruajë rezultatin e zgjedhjeve , madje shtoi se ka patur dhe rritje.

Lidhur me zërat që qarkullojnë për hyrjen e FRD-së në koalicion me ASHE, Bamir Topi ka sqaruar se çdo parti duhet të ketë kulturë politike për të parë përpara.

“FRD ka qenë qysh në origjinë e  saj , mbetet dhe do të mbetet një parti e qendrës e së djathtë. Kemi qenë të qartë dhe të sinqertë, morëm pjesë në zgjedhjet vendore sepsee pushteti vendor është pushtet administrativ. Në Shqipëri ngatërrohet kultura politike, ne jemi në këtë koalicion për administrimin e fitores në pushtetin vendor. Asambleja e FRD nuk do kishte shansin të mblidhej nëse nuk do ishim pjesë e zgjedhjeve. Kush na kuptoi na kuptoi, të tjerë do të na kuptojnë me kalimin e kohës”, tha Topi në fjalën e tij në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të partisë së tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Klosi takim me përfaqësuesit e biznesit: Të mbajmë premtimin e 300 mijë vendeve të punës
"Beteja" për Vorën në KQZ, Manjani: Kryetarin e bashkisë e zgjodhën jabanxhinjtë. Madhi: Hetimet i bën Prokuroria jo KQZ »
Article Logic
Execution time: 0.022974967956543
array(1) { ["section"]=> string(89) "topi-koalicioni-me-ashe-disa-na-kuptuan-te-tjeret-do-na-kuptojne-me-kalimin-e-kohes-15166" }