Topi: Koalicioni PS-LSI do shkojë deri në fund, ka nevojë për një riformatim rrënjësor të qeverisjes

Publikuar tek: politike, më 18:34 12-10-2015 Topi: Koalicioni PS-LSI do shkojë deri në fund, ka nevojë për një riformatim rrënjësor të qeverisjes

Kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi shprehet se koalicioni PS-LSI, sipas tij, do të vijojë të qeverisë deri në fund të mandatit por sipas tij, çështja e ndryshimeve në qeveri nuk ka të bëjë me impulse por me një riformatim rrënjësor të qeverisjes.

“Ne kemi dhënë mbështetjen tonë për reformat. Mesa duket në perceptimin tim ky koalicion do të vazhdojë deri në fund të mandatit. Mbi parimet politike ne do të mësohemi të shikojmë aleanca dhe lidhje të salduara për të shkuar në një përfundim. Së pari duar të them që është e drejtë kushtetuese e kryeministrit. Nuk është çëshjte impulse është çështje riformatimi rrënjësor të qeverisjes. Situata në Shqipëri po përkeqësohet”, tha Bamir Topi gjatë intervistës për “Neës24”.

I pyetur për dekriminalizimin, Bamir Topi tha se është më e rëndësishme që procesi i dekriminalizimit të nisë nga Partitë.

“Në bindjen time parlamenti i 1996-ës është parlamenti më i dekriminalizuar, me njerëz profesionistë dhe intelektualë. Por sot nuk e kemi këtë parlament. Problemi është ligji por Parlamenti edhe Politika kanë nevojë të dekriminalizohen duke filluar nga Partitë. Është më e rëndë të kesh një mendje kriminale sesa një dëshmi penale, sepse ai që ka një dëshmi penale e dinë të gjithë që është i dënuar dhe i ruhen”, tha Topi.

Topi komentoi edhe arritjen historike të kombëtares shqiptare të futbollit Bamir. Ai shprehet se ndeshja kishte një vlerë historike pasi rreth 100 vite më vonë kur futbolli u fut me ekipin e Vllaznisë kombëtarja arriti të kualifikohet në një Kampionat Europian.

Megjithatë Bamir Topi bën thirrje që politika të mos e shfrytëzojë këtë festë. “Mbidoza e trajtimit të kësaj arritjeje në momente të caktuara edhe për përfitime politike do t’i zbehte bukurinë kësaj feste. Më së fundi do të kemi edhe ne një stadium, i premtuar prej kohësh megjithatë le t’ia lemë këtij lloj komunikimi midis qeverisë dhe federatës”, tha kreu i FRD-së.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta në Presidencë këmbëkryq me djemtë e kombëtares por... jo në Kryeministri me Ramën
Basha me “princat e kombëtares” në ceremoninë e dekorimit nga Presidenti (Fotot) »
Article Logic
Execution time: 0.030633926391602
array(1) { ["section"]=> string(104) "topi-koalicioni-ps-lsi-do-shkoje-deri-ne-fund-ka-nevoje-per-nje-riformatim-rrenjesor-te-qeverisjes-22966" }