Topi: Kush e vërtetoi që dronin në Serbi e hodhëm ne?! Me Armeninë duhet përqëndrim

Publikuar tek: sport, më 14:52 16-03-2015 Topi: Kush e vërtetoi që dronin në Serbi e hodhëm ne?! Me Armeninë duhet përqëndrim

Kreu i FRD Bamir Topi, këtë herë ka folur si një dashamirës i sportit duke shprehur  edhe vlerësimin e tij të veçantë për trajnerin e kombëtares Gianni De Biasi. Në emisionin sportiv “Fair Play” të gazetares sportive të Enkelejda Zeqo Topi u ndal te ndeshja e Shqipërisë me Armeninë që do të zhvillohet më 29 mars në kuadër të eleminiatoreve  Euro 2016.

“Unë kam një vlerësim të veçantë për trajnerin De Biasi i cili është futur simbolikisht në klimën shqiptare dhe duket se ka arrritur rezultate të mira. Mendoj se në ndeshjen me Armeninë duhet përqëndrim psikologjik dhe lojëtarët duhet të binden në vetvete se duhet ta kalojnë sfidën.. Kombëtarja janë ka kaluar sfida të rëndësishme ndaj pse jo mos ta kalojë Armeninë?! Duhet të mësojmë nga pësimi. Kemi pësuar gol në minutat e fundit për shkak të përqëndrimit psikologjik. I qëndroj fort  pjesës psikologjike veç përgatitjes rutinë fizike. Kjo është një çështje motivimi dhe përqëndrimi psikologjik. Jo rastësisht ekipet e mëdha kanë një staf të gjerë mjekësh e psikolgësh”, tha Bamir Topi.

I pyetur nga gazetarja nëse mund të ëndërrojmë për një kualifikim të mundshëm në kampionatin europian Topi tha: “Ëndrrat s’i ndal akush, ne disa ëndrra i kemi realizuar. Ja kush e mendonte se Kosova do ishte e pavarur?!

Topi i mëshoi fort edhe krijimit të asaj që e quajti “ bazament të futbollit”. Sipas Topit duhet një ekip ka nevojë për yje futbolli por mbi të gjitha duhen kushtet, një stadium i mirë që të motivon të shkosh të lush.

“Një ekip i mirë ka yjet por bazamenti duhet, ja rasti i Hollandës që kanë një shkollë të tyren, një disiplinë të tyren, janë model... apo edhe ekipe të tjera si Gjermania.

Sa i takon ndeshjes së shumëpërfolur me Serbinë dhe incidentin me dronin Topi tha se nuk e kuptonte pse duhej të merrnim autorësinë për aq kohë sa askush nuk e kishte provuar që ishin shqiptarët ata që ngritën dronin.

“ Duam s’duam ne marrëdhëniet ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Serbisë nuk mund të zhbëhen. Unë kam një këndvështrim timin tim për dronin. Ne çuditërisht e marrim përsipër lehtë autorsinë por kush e vërtetoi që e hodhi dronin Shqipëria?! Nuk dua të bëj konspiracion por në momentin që një gjë e tillë nuk është provuar s’kemi pse e marrim përsipër. Gjykimi që erdhi nga strukturat europiane nuk besoj se ishte i duhuri, sepse çdo gjë ishte e filmuar. E pra, duket se edhe në të tilla struktura nuk ka drejtësi”, u shpreh Topi.

Në mbyllje të intervistës Topi u pyet edhe për atë që ai e shihte si kundërshtarin më të fortë të Tiranës por Topi shprehu se s’mund ta dinte këtë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Barcelona në hetim për taksat, media spanjolle: Mund të përjashtohet
Le Pen kërkon largimin e Ibrahimovic nga Franca »
Article Logic
Execution time: 0.022686958312988
array(1) { ["section"]=> string(85) "topi-kush-e-vertetoi-qe-dronin-ne-serbi-e-hodhem-ne-me-armenine-duhet-perqendrim-6059" }