Topi: Në Parlament kemi shëmbëlltyra të Enver Hoxhës

Publikuar tek: politike, më 12:52 20-02-2015 Topi: Në Parlament kemi shëmbëlltyra të Enver Hoxhës Bamir Topi

Bamir Topi tha sot, në ditën e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, se ka shëmbëlltyra të Hoxhës ende në Parlament dhe në partitë politike.

 “Kemi shëmbëlltyra të sofistikuara të diktatorit, që sot janë edhe në Parlament edhe në partitë politike. Në Parlament çohet një njeri dhe flet 20 herë duke bërë çorap ashtu sikundër ka bërë edhe më parë çdo gjë. Parlamenti nuk bën ligje, nuk ka interpelanca, nuk kontrollohet puna e qeverisë, nuk realizon dot reformën në drejtësi. Me kë ta bëjnë këtë reformë me disa politikanë që duhet të ishin kontigjent i drejtësisë? Unë nuk e di sesi ndihen ata deputetë kur dëgjojnë vetëm një person që merr fjalën 20 herë brenda një seance dhe thotë çdo gjë të mundshme? Unë nuk e di sesi ndihen ata deputetë të grupit të tij parlamentar përballë një situate të tillë, pse kanë frikë, pse nuk reagojnë?”, u shpreh Bamir Topi, kreu i FRD-së.

Topi bëri edhe komente rreth datës së sotme. “20 shkurti është një datë e gdhendur në memorien e kombit”, tha ish-presidenti Bamir Topi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Presidenti Nishani mesazh homologut të tij grek: Dëshiroj t’ju takoj së afërmi
24 vjet nga rrëzimi i bustit të diktatorit Hoxha, Peleshi:Dy çështje ia kemi borxh të kaluarës »
Article Logic
Execution time: 0.022726058959961
array(1) { ["section"]=> string(56) "topi-ne-parlament-kemi-shembelltyra-te-enver-hoxhes-3944" }