Topi: Nuk kam besim tek një proces i drejtë zgjedhor, po blihet demokracia

Publikuar tek: politike, më 10:11 05-06-2015 Topi: Nuk kam besim tek një proces i drejtë zgjedhor, po blihet demokracia

Kryetari i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi është takuar me përfaqësuesin e Misionit Vëzhgues të OSBE-së Andrew Bruce. Në fokus të takimit ishte situata zgjedhore dhe problematikat e saj.

Kryetari i FRD-së  tha se nevoja e koalicioneve ndikohet nga Kodi Zgjedhor dhe ngushtimi i hapësirave konkurruese që rrjedhin prej tij si dhe evidentoi faktin, se FRD mbetet e bindur se zgjedhjet administrative të qershorit duhet të trajtohen pikërisht si të tilla dhe jo si zgjedhje politike.

“Qytetet tona nuk duhet të mbeten pre e kapricove politike…  Kodi Zgjedhor, konfigurimi i institucioneve që administrojnë zgjedhjet nga KQZ deri tek grupet e numërimit dhe mungesa e vëzhgueseve janë elementë që nuk japin besim për një proces të drejtë dhe të barabartë.  Në këtë mënyrë ne nuk blejmë vetëm procesin, por po blejmë njëherësh institucionet, po blejmë demokracinë, u shpreh Topi.

Ai ka sqaruar se, për të mos qenë pjesë e pazareve politike, FRD vendosi të hyjë në këto zgjedhje në kuadër të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”, por të konkurrojë vetëm me kandidatët e saj për këshillat bashkiakë.

Nga ana e tij Andrew Bruce u deklarua i hapur për bashkëpunim dhe premtoi panaësi dhe seriozitet në bashkëpunimin me actorët dhe faktorët, përfshirë dhe FRD-në, gjatë gjithë procesit zgjedhor.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj: Në bashki do të aplikoj formulën e asnjë xhami të thyer
Edi Paloka duhet t'i paguajë Ramës 2 milionë lekë, Rama: Kush shpif, ta llogarisë mirë përballjen me ligjin si vepër penale »
Article Logic
Execution time: 0.033148050308228
array(1) { ["section"]=> string(78) "topi-nuk-kam-besim-tek-nje-proces-i-drejte-zgjedhor-po-blihet-demokracia-12742" }