Topi për reformën në drejtësi: Nëse nuk ka konsensus, të shkojë në referendum

Publikuar tek: politike, më 23:38 02-02-2016 Topi për reformën në drejtësi: Nëse nuk ka konsensus, të shkojë në referendum

Ish-presidenti Bamir Topi, njëherësh kreu i Frymës së Re Demokratike, deklaroi se reforma në drejtësi duhet ti lihet në dorë ekspertëve, ndërsa politika duhet vetëm ta votojë.

I ftuar në emisionin "Studio e Hapur", në “News24”, theksoi se nëse nuk gjendet konsensusi, atëherë miratimi i draftit duhet të kalojë në referendum.

Zoti Topi kryefjala kësaj mazhorance për vitin 2016 është konsideruar reforma në drejtësi. Tashmë procesi ka arritur në pikën kritike...ne mars pritet të vijë opinioni i Venecias, dhe beteja do të behet ketu... si e keni parë ecurinë e këtij procesi deri më tani?

Në si subjekt politik kemi mbështetur reformën në drejtësi. Madje kemi dërguar prej kohësh të gjithë opinionin tonë më shkrim, dhe herë pas herë jam shprehur dhe kam qenë pjesë një tryeze të ekspertëve së bashku me politikanë dhe ish kryetar shteti që do të thotë që Reforma në drejtësi është një domosdoshmëri për etapën në të cilën kalon vendi dhe institucionet. Mbështetja ka qenë jo vetëm në planin politik dhe moral por edhe me opinione të cilat derivojnë edhe nga programi i FRD, ku gjërat më të rëndësishme janë ato që kanë të bëjnë me shtetin dhe në mënyrë të posaçme me institucionet e drejtësisë.

A ka të drejtë opozita të kërkojë një votim me për njerëzit e drejtësisë... me argumentin se me variantin 3/5 që është në draft, shumica kap sistemin?

Kjo është një çështje e një interpretimi qoftë edhe i natyrës subjektive..Në këndvështrimin tim 3/5 është kuota e një votimi të cilësuar e cila jo pa arsye është e ndarë nga 2/3. Kushtetuta e ka parashikuar qartë. Besoj që kushtetuta e miratuar në vitin 1998 , që ka kaluar nëpërmjet një referendumi, natyrisht ka patur mjaft ekspertizë. Koha ka treguar që votimi me 3/5 që konsiderohet një vofim i cilësuar për mjaft nga problemet që parashikon emërimi i disa institucioneve dhe 2/3 kanë absolutisht nocione dhe kuptime të kundërta. Me 2/3 bën impichment, me 2/3 shkarkohen, me 2/3 ndryshon kushtetuta, dhe përrytyroni se çfarë lloj paradoksi është tek ata që e kundërshtojnë. Ne kishim zgjedhjen e presidentit me 3/5 dhe ata e çuan me 71 vota, tani kërkojnë që anëtarët e gjykatës së lartë ti emërojmë me 2/3.

Ju e dini arsyen, fakti qe kjo maxhorancë ka te gjitha votat?

A është kjo pozitive.... për nje vend Sigurisht nuk është pozitive që të paragjykosh procesin. Historia e kushtetutës nuk është një histori që shkon me frekuencën e zgjedhjeve. PO këta janë mësuar të gjithë me radhë që kur i duhet për të ndryshuar për interesat e tyre e bëjnë këtë dhe brenda një nate. Të shkosh tek ndryshimet kushtetuese duhet të jesh shumë i kujdesshëm. Pra të mendosh që ti do të marrësh peng procesin me 2/3 se nuk i ke votat ose se këta i kanë 3/5.

A nuk duhet të garantohet edhe pjesëmarrja e opozitës në këtë proces kaq të rëndësishëm?

Kjo duhet të vijë nëpërmjet një procesi. Opozita e sotme nuk erdhi në çast në jetën politike, ajo ka qenë maxhoranca e djeshme. Ne e kemi fjalën këtu për mënyrën e sjelljes politike. Ti nuk mund të ndryshosh, ndryshe ishe dje kur ishe ne pushtet që kërkoje gjithçka ta realizoje mundësisht me 71 vota, sot ta bësh ndryshe pse je në opozitë. Kjo i ngjan asaj lojës së fëmijëve shiko se më more topin dhe unë nuk dëshiroj të luaj. Unë besoj që defektin politika shqiptare e ka tek mënyra ë dialogimit, tek komunikimi dhe tek koherenca për çështje të rëndësishme, sepse këta duan pushtet nuk duan shtet.

Besoni se do të arrihet konsensus?

Unë besoj se ka ardhur koha sepse e kemi tepruar me këtë shpresoj por vërtet ka ardhur koha, kjo është arsyeja që unë jam shprehur drejtpërdrejt që për reformë në drejtësi, klasa politike shqiptare, ata që janë në parlament duhet të bien dakord në parim që të behët kjo reformë, ti lihet në dorë ekspertizës dhe në fund fare ta miratojnë formalisht.

Mendoni që duhet patjetër të arrihet një konsensus për këtë reformë, apo mendoni që duhen vetëm votat e maxhorancës?

Jo, jo unë dhe në sjelljen time politike për çështje të rëndësishme kam kërkuar konsensus. Edhe kur kam qenë president, baza e sjelljes, substanca ka qenë për të kërkuar konsensus. Por çdo gjë ka një limit. Nëse nuk arrijmë konsensus, duhet të shkosh tek vota, nëse nuk e arrin me votë duhet të shkosh në referendum. Pse i trembet klasa politike referendumit. Në rast se kushtetuta është ndryshuar në 1998 me referendurn, pse i tremben referendumit... pse i rrinë larg, sepse referendumi sjell me vete dhe verdiktin popullor. Por këta janë mësuar që të hyjnë në pazare, unë nuk e harroj 21 prillin e 2008 dhe e gjithë anomalia që ndodh sot në institucione është rrjedhojë e asaj dashurie të një nate vere , ndonëse ishte pranverë, 21 prill, për të bërë ndryshime në kushtetutë, ndryshoi demokracinë në Shqipëri. Sot ka një pushtet të pakufishëm të kryetarëve të partive. Madje të atyre që bëjnë ligjin në Shqipëri, ato që kanë vendimmarrje politike sot kanë një pushtet të pakufishëm.

A do ta komprometonte procesin, mungesa e konsensusit?

Sigurisht që mungesa e konsensusit do të komprometonte procesin kështu që të gjithë duhet të kenë patjetër më shumë respekt për ekspertizën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kokëdhima për televizionin grek: Çështja çame, çështje të drejtash dhe jo politike
Ja si u falsifikuan fotot e “aktiviteteve” nga ministria e Kserës »
Article Logic
Execution time: 0.0045669078826904
array(1) { ["section"]=> string(81) "topi-per-reformen-ne-drejtesi-nese-nuk-ka-konsensus-te-shkoje-ne-referendum-31592" }