Torta e veçantë për legjendën e gazetarisë sportive, Shpëtim Gjoshi feston sot 71-vjetorin

Publikuar tek: sport, më 14:52 28-10-2016 Torta e veçantë për legjendën e gazetarisë sportive, Shpëtim Gjoshi feston sot 71-vjetorin

Ai ka festuar dje 71-vjetorin e lindjes, ndërsa kolegët e tij të Televizionit Publik Shqiptar dhe në veçanti gazetarët e emisionit "E hëna Sportive" i kanë bërë një surprizë të këndshme dhe të veçantë: një tortë e shkruar: "Nga njëra ndeshje në tjetrën" dhe sigurisht me kufjet e radios në vend të qirinjve. Një ide e veçantë dhe gjeniale për një nga ikonat e gazetarisë sportive në Shqipëri dhe një ndër zërat më timbrikë e të njohur për sportdashësit në vendin tonë.

Ndërkohë, gazetari i TVSH-së, Defrim Methasani që ka ndarë përmes fotove të postuara në Facebook, momentin e veçantë të festës së djeshme për 71-vjetorin e gazetarit Shpëtim Gjoshi.

"Miqtë e mirë meritojnë të respektohen më së miri. Përvjetori i 71-të i Shpëtim Gjoshit, analistit të emisionit "Nga njëra ndeshje në tjetrën", meritonte të festohej ndryshe. Krahas ngrohtësisë së familjes edhe shoqëria e kolegëve të emisionit "E Hëna Sportive" i urojnë shumë vite dhe lumturi për kolegun dhe mikun e mrekullueshëm. Mbi 100 profe!", shkruante gazetari Defrim Methasani në statusin e postuar në profilin e tij në Facebook. /newsport.al

Foto: Shpëtim Gjoshi dhe gazetari i TVSH-së, Defrim Methasani

  

d1.jpg

Gazetarët e emisionit që transmetohet në TVSH, E hëna sportive duke uruar gazetarin Shpëtim Gjoshi

g_copy.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Italia si Zvicra: Po i rrisim talentet Shqipërisë
Tre trajnerë për një stol, Hasi, Cana apo Josa? »
Article Logic
Execution time: 0.025656938552856
array(1) { ["section"]=> string(95) "torta-e-vecante-per-legjenden-e-gazetarise-sportive-shpetim-gjoshi-feston-sot-71-vjetorin-57686" }