Toyota me 3.4 milion euro, ja çfarë u vendos tek Krimet e Rënda për 4 të arrestuarit

Publikuar tek: aktualitet, më 10:09 12-07-2018 Toyota me 3.4 milion euro, ja çfarë u vendos tek Krimet e Rënda për 4 të arrestuarit

Gjykata e Krimeve të Rënda lë në fuqi masën arrest me burg për 4 të arrestuarit lidhur me sasinë monetare prej 3.4 milion euro të sekuestruara në Portin e Durrësit.

Katër të akuzuarit  janë Edi Lika, administrator i kompanisë që solli makinat nga Belgjika për llogari të shtetasit Alfred Vladi, djali i tij Klevis Lika, shoferi i trailerit tip Bizark Agim Çeka dhe Alban Mollaymeri, pronar servisi. 

Gjithashtu janë regjistruar si persona nën hetim dhe kushërinjtë Vladi.

Seanca për rikonfirmimin e masës së sigurisë u mbajt me dyer të mbyllura. 

Pas vendimit për lënien në burg të 4 të arrestuarve avokati Saimir Visha u shpreh se prokuroria është konfuze se ccfarë vepre penale është kryer.

Para disa ditësh u gjetën plot 3.4 milionë euro në dy mjete Toyota në portin e Durrësit, që futeshin për herë të parë në Shqipëri. Dyshohet se këto para burojnë nga trafikimi i lëndëve narkotike dhe po futeshin në të zezë në Shqipëri, ndërsa përveç 4 të arrestuarve, janë shpallur në kërkim edhe dy të tjerë, të dyshuar si porositësit e parave.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksioni pas mesnate në Velipojë, ja kush është BIZNESMENI që u përlas me drejtuesin e FNSH (DEBATI)
Vizat në SHBA, Ambasada Amerikane në Tiranë jep njoftimin e rëndësishëm: Mbroni veten nga mashtrimet! »
Article Logic
Execution time: 0.014242887496948
array(1) { ["section"]=> string(90) "toyota-me-3-4-milion-euro-ja-cfare-u-vendos-tek-krimet-e-renda-per-4-te-arrestuarit-127631" }