“Tradhëtoi” Marinën për Donald Trump dhe Berishën me një dragua kinez, taksisti shqiptar tashmë me famë në botë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 15:44 26-09-2016 “Tradhëtoi” Marinën për Donald Trump dhe Berishën me një dragua kinez, taksisti shqiptar tashmë me famë në botë

Megjithëse nuk ia arriti t’i fitonte zemrën bukuroshes shqiptare Marina Vjollca, pasi e propozoi për martese, taksisti shqiptar Uljan Kolgjegja tashmë shpreson të shohë Donald Trump-in President të SHBA-ve.

Kolgjegja është mjaft i njohur në trevat shqiptare, por tashmë ka arritur të tërheqë vëmendjen e mediave ndërkombëtare me taksinë e tij të zbukuruar me Donald Trump. Pas një interviste për Associated Press, lajmi është përhapur në thuajse të gjitha mediat amerikane, raporton Newsbomb.al.

ScrASase3e3ffhot_1.jpg

Ai shpjegon arsyet pse mbështet Donald Trump, që pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama se zgjedhja e Trump President, rrezikon marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.

“Shikoni realitetin tani. Ka luftëra në të gjithë botën. Hillary Clinton dhe Obama nuk kanë bërë asgjë. Donald Trump do t’i japë zhvillim botës”, thotë Uljan Kolgjegja për AP.

Scrsdf334gg3ggggg_1.jpg

Por taksisti shqiptar është i famshëm edhe për tatuazhin e tij në gjoks me portretin e ish-kryeministrit Sali Berisha, për të cilën u pendua shumë shpejt dhe e shndërroi në një dragua.

Screesdasd33333t_1.jpg

Por a do të pendohet kaq herët edhe për Trump? Mbetet për t’u parë... /Newsbomb.al/

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Komentuesja acarohet keq me Armina Mevlanin: Shëtit poshtë e lart me paratë e popullit, s’ke turp. Ja si ia kthen blogerja
Kjo është makina elektrike e Audi që pritet të sfidojë Tesla-n (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.023828029632568
array(1) { ["section"]=> string(114) "tradhetoi-marinen-per-donald-trump-dhe-berishen-me-nje-dragua-kinez-taksisti-shqiptar-tashme-me-fame-ne-bote-54160" }