Tradita nuk vazhdon, mposhten italianët, Gjermania në gjysmëfinale

Publikuar tek: sport, më 22:54 02-07-2016

Gjermania ka kaluar në gjysëm finalen e Europianit “Francë 2016” pas gjuajtjes së 11-metërshave. Dramataike ka qenë gjuajtja e penalltive, ku në pesë të parat si Gjermania dhe si Italia shënuan dy herë dhe humbën 3 raste secila.

Më pas u gjuajtën dhe 8 penallti të marra në total derisa “Pancerat” triumfuan me rezultatin 6-5. Në këtë finale të parakohshme fati iu buzëqesh Gjermanëve, të cilët shënuan me Ozil në kohën e rregullt. Kështu, Italia detyrohet të shkojë në shtëpi, duke lënë pas shijen e bukur të atyre që dhuroi në 5 takime.

Finalja e parakohshme që po luhet në “Stade De Bordeaux” nuk ka gjetur fitues në 90 minutat zyrtare të ndeshjes, ndërsa ka shkuar në shtesën 30 minutëshe. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, ndërsa loja e gjermanëve ishte superiore ndaj italianëve që luajnë mirë në mbrojtje. Në pjesën e dytë skuadra e Contes rrit volumin, por pësojnë gol në minutën e 65 nga Ozil.

Festa e gjermanëve nuk zgjat më tepër se 13 minuta, pasi Boateng në një dyluftim brenda zonës ndal topin me dorë dhe për hungarezin Kassai ka 11 metërsh. Në pikën e 11-metërshit është “veterani” Bonucci, i cili nuk fal dhe e dërgon sferën në rrjetë duke barazuar rezultatin. Deri në fund ndeshja mbyllet 1-1 dhe kalon në 30 minutëshin shtesë, aty ku do të diskutohet se kush do të shënojë ose jo, ndryshe do të kalojë te 11-metërshat.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Reagon FSHF për vjedhjen e dyqanit: Nuk janë marrë 120 fanella, adoleshentët “guximtarë” u kapën
11 në rrjetë, 7 jashtë: Shikoni penalltitë e mbrëmshme Gjermani-Itali (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.021996974945068
array(1) { ["section"]=> string(70) "tradita-nuk-vazhdon-mposhten-italianet-gjermania-ne-gjysmefinale-45349" }