Trageti i Vlorës rrezikon të anullojë SOT udhëtimin drejt Italisë (ARSYEJA)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:48 13-02-2018 Trageti i Vlorës rrezikon të anullojë SOT udhëtimin drejt Italisë (ARSYEJA)

Janë rikthyer ditët me mot të vështirë në vend, kur që nga sot parashikohen shira dhe erëra të forta.

Për këtë arsye, situata është vështirësuar në qytetet bregdetare.

Në qytetin e Vlorës sot trageti i linjës me Brindizin nuk arrin dot të ankorohet për shkak të erës së fortë që fryn. Në këto kushte trageti që prej orëve të mëngjesit po qëndronë në radë.

Sipas kapitenit të porteve, janë pezulluar lundrimet e të gjitha anijeve, sepse dallgët në det të hapur arrijnë disa ballë.

Në këto kushte, trageti rrezikon të anillojë udhëtimin drejt Italisë dhe qëndrojë aty deri në përmirësimin e kushteve të motit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019070148468018
array(1) { ["section"]=> string(80) "trageti-i-vlores-rrezikon-te-anulloje-sot-udhetimin-drejt-italise-arsyeja-110099" }