Tragjedi kulturore, shembet Manastiri 400 - vjeçar në Sarandë

Publikuar tek: kulture-art, më 12:49 08-06-2017 Tragjedi kulturore, shembet Manastiri 400 - vjeçar në Sarandë

Ditën e sotme është shembur Manastiri mbi 400-vjeçar i Shën Athanasit në Leshnicën e Poshtme.

Ky objekt i përket kategorisë së parë dhe ndodhet rreth 50 km larg Sarandës. Kisha është e tipit bazilike me një kupolë dhe mbishkrimi në hyrje të tempullit daton nga viti 1797.

Brenda Manastirit muret ishin të zbukuruara me ikona të rrallë që përfaqësojnë një mrekulli të paçmuar kulturore, ndërsa në pjesën veriore të tempullit, ishin ndërtuar qeliza në të cilat jetonin murgjit.


Banorët denoncojnë se Institucionet shtetërore ishin vënë në dijeni muaj më parë, se objekti mbi 400-vjeçar rrezikonte shembjen, por sipas tyre, preferuan ta mbajnë të fshehur për shkak të fushatës elektorale.

19021980_137825690101930_1659003055_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Si do festohen Karnavalet në Korçë këtë të shtunë, detaje të veçanta
“PASDITJA IME” emisioni më i ri i Rezarta Nikës sjell risi të veçanta në 5 ditë të javës me 5 ngjyra të ndryshme »
Article Logic
Execution time: 0.0041940212249756
array(1) { ["section"]=> string(64) "tragjedi-kulturore-shembet-manastiri-400-vjecar-ne-sarande-81713" }