Tragjedi në familjen Salihi

Publikuar tek: sport, më 19:16 08-01-2016 Tragjedi në familjen Salihi

Një ngjarje tragjike ka goditur sot familjen Salihi. Kryefamiljari i saj, Abdullahi, në moshën 68-vjeçare ka ndërruar jetë, duke shkaktuar dhimbje dhe hidhërim te bashkëshortja, fëmijët, fare e fisi, miqtë dhe të dashurit e tij.

Mbi të gjitha te Hamdi Salihi, kanakari i tij, që për fat të keq lajmin e humbjes së babit që e ka ndjekur në çdo hap të karrierës sportive, e ka mësuar larg prej këtej, në Marbella të Spanjës, teksa është duke u stërvitur me shokët e tij të skuadrës korçare të Skënderbeut, transmeton Sportal.

Humbja e babait, njeriut më të dashur për të, ka shkaktuar tronditje dhe hidhërim të madh te sulmuesi i kombëtares, bomberi i futbollit shqiptar, Hamdi Salihi.

Ceremonia e varrimit të Abdullah Salihit, babait të Andushit, siç kishte qejf ta thërriste i ndjeri, do të bëhet nesër (të shtunën), në orën 14:00, në Shkodër.   

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FSHF prezanton tifogrupin e ri të Kombëtares, shpërthejnë polemikat: Neveri dhe mosmirënjohje
Tjetër vlerësim i rëndësishëm për De Biasi-n, IFFHS e rendit të 6-in në botë »
Article Logic
Execution time: 0.017596960067749
array(1) { ["section"]=> string(33) "tragjedi-ne-familjen-salihi-29481" }