Tragjedi në Krujë, si u dogj autobusi me 31 besimtarë

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:43 28-05-2016

Një autobus u përfshi dje nga flakët teksa ishte në lëvizje në një ekskursion në Krujë. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit dhe mësohet se të paktën 12 persona janë plagosur rëndë dhe një grua ka humbur jetën teksa autobusi u përfshi nga flakët. Personat e lënduar nga flakët e zjarrit u dërguan me urgjencë në spitalin rajonal. Dyshohet se autobusi është përfshirë nga flakët, pasi i ka shpërthyer motori. Nga dëshmitë e pasagjerëve, mësohet se pranë u gjend një kalimtar, që theu xhamat me sende te forta.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024945020675659
array(1) { ["section"]=> string(58) "tragjedi-ne-kruje-si-u-dogj-autobusi-me-31-besimtare-41705" }