Tragjedi në Mekë, 719 të vdekur dhe 805 të plagosur

Publikuar tek: bota, më 13:40 24-09-2015 Tragjedi në Mekë, 719 të vdekur dhe 805 të plagosur Foto nga tragjedi të mëparshme

Tragjedi në Mekë me 719 të vdekur dhe 805 të plagosur. Rritet kështu bilanci tragjik i kësaj ngjarje të rëndë. Këto janë shifrat e fundit të raportuara nga ''Al Jazzera''.

Fillimisht u raportua për 100 viktima. Sot është Kurban Bajrami dhe mijëra besimtarë kanë zgjedhur të shkojnë në Mekë për pelegrinazh, por një pjesë e tyre kanë mbetur të vdekur ose të plagosur.

Shkak i kësaj tragjedie është bërë popullimi i tepërt gjatë ritit të ecjes përreth Mekës.

Një pjesë kanë nisur të vrapojnë, duke rrëzuar të tjerë dhe më të pafuqishmit janë shtypur nga turma që vraponin drejt tyre.

Nuk jepen ende të dhënat rreth emrave e kombësive të viktimave, por mediet ndërkombëtare raportojnë ngjarjen tragjike.

Humbja e jetëve njerëzore ndodhi gjatë ritualit të ‘’hedhjes së gurit ndaj djallit’’ në qytetin  Mina, disa kilometra larg Mekës, qytetit të shenjtë islam.

Qindra kanë humbur jetën vitet e kaluara gjatë të njëjtës ceremoni, dhe vetëm 13 ditë më parë një vinç u rrëzua sipër pelegrinëve në Xhaminë e Madhe në Mekë, ku ndërruan jetë mbi 100 persona.

“Kemi një incident në Mina dhe ushtria civile ka shkuar të merret’’, thotë Mansour al-Turki  një përfaqësues i Ministrisë së Brendshme, siç raporton ‘’CNN”.

Ngjarja e sotme ndodhi në orën 02:55 të mëngjesit. Rreth 4 mijë punonjës të ndihmës së shpejtë dhe 220 autoambulanca shkuan në vendgjarje për të dhënë ndihmën e parë.

Lexo edhe: Asnjë shqiptar i përfshirë në aksidentin tragjik në Mekë, Ambasada në Arabi në gatishmëri

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.044703960418701
array(1) { ["section"]=> string(56) "tragjedi-ne-meke-719-te-vdekur-dhe-805-te-plagosur-21538" }