Tragjedi për futbollistin e kombëtares shqiptare, humb papritur dy binjakët

Publikuar tek: sport, më 11:54 06-02-2017 Tragjedi për futbollistin e kombëtares shqiptare, humb papritur dy binjakët

Një tragjedi familjare ka ndodhur për  mesfushorin kuqezi i cili aktivizohet në Peskara. Ledian Memuashaj u largua nga kampi i trajnimit në prag të sfidës kundër Lacios për të qëndruar pranë bashkëshortes në këtë moment mjaft të vështirë. Bashkëshortja e tij shtatzanë, ka ka humbur dy binjakët e saj papritur.

Lajmin në media e ka bërë të ditur Eurosport duke thënë se Memushaj është larguar nga kampi i stërvitjes për "arsye familjare" duke mos dhënë detaje të tjera fillimisht.

E gjithë Peskara dhe bota e futbollit janë solidarizuar me humbjen e Ledian Memushaj. Mesfushori shqiptar është duke kaluar momente mjaft të vështira dhe kjo ngjarje dramatike i ka mërzitur të gjithë shokët e tij të skuadrës dhe jo vetëm.

Klubi e ka lënë të lirë lojtarin i cili po kalon momente të vështira pas humbjes së binjakëve. Memushaj është kthyer tashmë në shtëpi duke qëndruar pranë bashkëshortes së tij për ta kaluar së bashku këtë tragjedi. /newsport.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FOTO/ Partizani luan në “Selman Stërmasi” , tifozët e kuq mbledhje para Vllaznisë
Një çmim special për De Biasin nga presidenti i Italisë »
Article Logic
Execution time: 0.018146991729736
array(1) { ["section"]=> string(80) "tragjedi-per-futbollistin-e-kombetares-shqiptare-humb-papritur-dy-binjaket-67868" }