Tragjedi për këngëtaren shqiptare, i vdes i ati në aeroport

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 12:45 07-03-2017 Tragjedi për këngëtaren shqiptare, i vdes i ati në aeroport

Dita e djeshme ka qenë e kobshme për familjen e këngëtares shqiptare që jeton në Gjermani, Anita Latifi.

Siç raporton Prive, babai i saj ka ndërruar jetë në aeroport rrugës për Kosovë, ku realisht këngëtarja kishte mbërritur vetë disa ditë më herët.

Lajmi nuk është konfirmuar nga Anita ose anëtarët e tjerë të familjes përmes rrjeteve sociale apo mënyrave të tjera të komunikimit, por fotoja e zezë në profil dhe komentet e ngushëlluesve verifikojnë ngjarjen që ka ndodhur, sipas burimeve, rreth mesditës. Shkaqet e vdekjes nuk dihen zyrtarisht por dyshohet se bëhet fjalë për një sulm në zemër meqenëse paraprakisht tashmë i ndjeri u ishte nënshtruar ndërhyrjeve. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021585941314697
array(1) { ["section"]=> string(64) "tragjedi-per-kengetaren-shqiptare-i-vdes-i-ati-ne-aeroport-71045" }