Tragjedia e "Germanwings", doktori i pilotit: Lubitz nuk trajtohej për depresion

Publikuar tek: bota, më 18:06 27-03-2015 Tragjedia e

Spitali universitar në Dusseldorf ka konfirmuar që piloti Andrea Lubitz nuk trajtohej për depresion dhe ditën e aksidentit nuk është lëshuar një recetë mjekësore ndaj tij.

Ndaj raportimeve të mediave për këtë ka reaguar edhe kompania German Wings e cila konfirmon që Lubitz nuk i ka dorëzuar kompanisë asnjë recetë mjekësore. Ndërsa, spitali universitar në Dusseldorf tregon që Lubitz trajtohej aty, por jo për depression, siç është raportuar nga mediat. Klinika nuk jep detaje të mëtejshme për shkak se rasti është nën hetim sekret. Klaus Hoeffken, që është dhe drejtori mjekësor dhe kryetar i bordit të klinikës shprehet që do të mbështesin tërësisht dhe pa rezerva hetimet e prokurorisë së shtetit dhe dosjet mjekësore do të kalojnë në polici. “Simpatia jonë e thellë shkon për viktimat e aksidentit tragjik”, shprehet Hoeffken.

Gazeta gjermane Rheinischer ka deklaruar që në banesën e Lubitz janë gjetur receta mjekësore nga dy doktorë të ndryshëm. Por spitali në Dusseldorf deklaron që vizitat e fundit të Lubitz aty ka qenë në shkurt dhe e fundit më 10 mars 2015.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.042845964431763
array(1) { ["section"]=> string(81) "tragjedia-e-germanwings-doktori-i-pilotit-lubitz-nuk-trajtohej-per-depresion-7141" }