Tragjedia e “Germanwings”, lule dhe qirinj në nderim të 16 nxënësve

Publikuar tek: bota, më 19:41 24-03-2015 Tragjedia e “Germanwings”, lule dhe qirinj në nderim të 16 nxënësve

Lule dhe qirinj janë vendosur në ambientet pranë shkollës së mesme Joseph-Koenig, në nderim të 16 nxënësve dhe 2 mësuesve që dyshohet se humbën jetën në tragjedinë e rrëzimit të avionit “Germanwings” në Alpet franceze.

Studentët gjermanë, pjesë e një programi shkëmbimi ndodheshin në familjet spanjolle në Llinars del Valles. Ata morrën një tren sot në mëngjes për në aeroportin e Barcelonës. Shkolla ka refuzuar të bëjë një koment duke thënë se do të publikojë një deklaratë në faqen e saj zyrtare në internet.

Josep Aixandri, një këshilltar në Llinars del Valles, tha për televizionin “ABC” se vajza e tij kishte mikpritur një nga studentët gjermanë.

“Jemi shumë të trishtuar, pasi me nxënësit kaluam një kohë të gjatë dhe ndamë shumë gjëra së bashku”, tha ai.

“Mbesa ime ishte shoqe klase me një nga vajzat e reja që humbën jetën në tragjedi, dhe kjo do të jetë shumë e rëndë për të”, tha Josep Aixandri për televizionin spanjoll “ABC”.

Qindra studentë janë mbledhur jashtë shkollës së tyre në Haltern. Disa ndezin qirinj dhe vendosin lule e disa qajnë

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037454128265381
array(1) { ["section"]=> string(69) "tragjedia-e-germanwings-lule-dhe-qirinj-ne-nderim-te-16-nxenesve-6840" }