Tragjedia e Greqisë, reagon Rama: Qeveria aprovoi donacion në shenjë solidariteti

Publikuar tek: barometri, më 09:21 26-07-2018 Tragjedia e Greqisë, reagon Rama: Qeveria aprovoi donacion në shenjë solidariteti Edi Rama

Ndonëse pak me vonesë, kryeministri Edi Rama ka reaguar për tragjedinë që është duke ndodhur në Greqi.

Sipas Ramës, Shqipëria ndjehet veçanërisht pranë Greqisë fqinje në këto orë tragjike për ata që humbën të dashurit e tyre dhe po përballen me pasojat e dhimbshme të një zjarri të tërbuar!

“Qeveria Shqiptare sapo aprovoi një donacion në shenjë solidariteti me vëllezërit e motrat tona”, shkruan Rama në postimin e tij.

Qeveria shqiptare ka vendosur t’i japë një ndihmë prej 100 mijë  euro shtetit grek, në shenjë solidarizimi ndaj tragjedisë që shkaktoi zjarri i madh që ka përpirë Athinën.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025037050247192
array(1) { ["section"]=> string(86) "tragjedia-e-greqise-reagon-rama-qeveria-aprovoi-donacion-ne-shenje-solidariteti-129155" }