Tragjike: Ndahet nga jeta shefi i shërbimit onkologjik në QSUT, Agim Sallaku

Publikuar tek: barometri, më 08:22 29-12-2017 Tragjike: Ndahet nga jeta shefi i shërbimit onkologjik në QSUT, Agim Sallaku

Ndahet nga jeta shefi i pavionit Onkologjik te Tiranës, pranë QSUT, Agim Sallaku. Lajmi i trishtë sapo është raportuar nga Turqia dhe ka tronditur të gjithë kolegët.

Profesor Sallaku sapo ishte rikthyer në krye të detyrës, pas muajsh mungesë dhe u besua se ia kishte dalë të mposhtte sëmundjen e mundimshme. Dy muaj më parë, madje, kolegët e profesorit festuan rikthimin e tij në detyrë mes emocionesh të papërshkrueshme.

I fortë, i guximshëm dhe me një çehre të buzëqeshur, kështu u shfaq në foton e fundit, mjeku i nderuar i cili i shërbeu me aq përkushtim e dashuri pacientëve të tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.041575193405151
array(1) { ["section"]=> string(81) "tragjike-ndahet-nga-jeta-shefi-i-sherbimit-onkologjik-ne-qsut-agim-sallaku-104761" }