Tragjike: Përmbyset autobusi në Turqi, 9 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Publikuar tek: bota, më 18:32 12-01-2018 Tragjike: Përmbyset autobusi në Turqi, 9 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në një autostradë në Turqi.

Aksidenti ka ndodhur në krahinën juglindore të Şırnak-ut. Nga përplasja mbetën të vdekur 9 persona, ndër to 3 janë fëmijë.

Në autobus po udhëtonin turkmenë të Irakut të cilët po ktheheshin në vendin e tyre.

Ekipet e shpëtimit dhe ato të emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje së bashku me kryetarin e komunës ku ndodhi përplasja, i cili shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave.

Më shumë në këtë kategori: « Alarm në aeroportin Heathrow të Londrës, arrestohet 27-vjeçarja që po përgatiste sulm terrorist
Jo më privatësi! Facebook do vendosë kamera dhe mikrofonë në shtëpinë tuaj »
Article Logic
Execution time: 0.017765045166016
array(1) { ["section"]=> string(80) "tragjike-permbyset-autobusi-ne-turqi-9-te-vdekur-dhe-dhjetera-te-plagosur-106358" }