Tragjike: Sportistja 25-vjeçare humb jetën nga konsumi i tepërt i proteinave

Publikuar tek: bota, më 18:30 17-08-2017 Tragjike: Sportistja 25-vjeçare humb jetën nga konsumi i tepërt i proteinave

Një sportiste australiane e 'Bodybuilding' ka ndërruar jetë pasi kishte konsumuar shumë proteina.

Meegan Heffort, 25 vjeçe ishte duke ndjekur një dietë të rreptë me ushqime të pasura me proteina për të marrë pjesë në një konkurs Bodybuilding në shtator.

Por, për fatin e saj të keq, ajo nuk e dinte se vuante nga një sëmundje e rallë, e cila nuk i lejonte përdorimin e tepërt të proteinave.

Ky ka qenë shkaku i vdekjes së 25-vjeçares, sipas mjekëve. Lajmi është raportuar sot nga gazeta britanike 'The Independent'.

Meegan Heffort ishte nënë e dy fëmijëve dhe ndihmës instruktore fitness-i. Ajo u gjet pa ndjenja në banesën e saj dhe më pas u transportua në spital, ku vdiq dy ditë më vonë. Dieta që ajo po ndiqte ishte me përmbajtje të larta proteinash.

Sëmundja e saj e rallë prek 1 në 8 mijë persona, por shumë pak e dinë se vuajnë prej saj. Heffort vuante nga një çregullim gjenetik që ka të bëjë me sëmundjet e gjakut, shkaktuar nga gabimet lindura në sistemin e eliminimit të amoniakut, i cili përfundon duke u grumbulluar në gjak e më pas mblidhet në formë fluide në tru, duke shkaktuar dëme të trurit dhe madje edhe vdekje. "Shitja e këtyre produkteve duhet të jetë më i kontrolluar. Vajza ime shkonte në palestër dy herë në ditë për t'u përgatitur për këtë garë, por që prej muajit qershor kishte filluar të ndihej e lodhur dhe "e çuditshme", thotë Michelle White, nëna e vajzës, i cila nuk kishte asnjë ide se vajza e saj vuante nga këto lloj çregullimesh shëndetësore. /Newsport.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rëndohet bilanci: 13 të vdekur dhe 50 të plagosur nga sulmi në Barcelona, terroristët në arrati
15 vjeçarja vdes tragjikisht, bëri 100 pompa çdo ditë por ja me çfarë u diagnostifikua »
Article Logic
Execution time: 0.018102884292603
array(1) { ["section"]=> string(81) "tragjike-sportistja-25-vjecare-humb-jeten-nga-konsumi-i-tepert-i-proteinave-89406" }