Trajneri De Biasi komenton humbjen: Spanja kishte kualitet dhe forcë, ne pësuam gol e na ra morali

Publikuar tek: sport, më 22:01 09-10-2016 Trajneri De Biasi komenton humbjen: Spanja kishte kualitet dhe forcë, ne pësuam gol e na ra morali

Trajneri i kombëtares shqiptare Gianni de Biasi komentoi në mikrofonin e TVSH atë që ndodhi në fushën e lojës dhe thotë se lojtarët e tij mund të bënin më shumë.

“Në pjesën e parë bëmë një lojë të mirë. Edhe ato nuk është se goditën shpesh portën.

Në një rast që ne gabuam ata shënuan. Ata mbajnë topin dhe nuk të lënë mundësinë që tu marrësh topin.

Ne duhet të luajmë shpejt me topin. Sigurisht që me skuadra të tilla duhet të luajmë hpejt.

Ne nuk arritëm ta bënim këtë.

Spanja është një kundërshtar që në momentin më të vogël të gabimit s’të fal. Mund të bënim më shumë. Luajtëm mirë në pjesën e parë ku s’u lamë asgjë aty. Ndërsa në pjesën e dytë bëmë gabim dhe s’na falën.

Ata kishin forcë dhe kualitet. Dhe në pjesën e dytë ne pësuam gol dhe kjo të ul moralin” tha De Biasi pas ndeshjes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqipëria humb përballë Spanjës, por shihni se ç’bëjnë lojtarët dhe tifozët pas humbjes (Foto)
TVSH masakron De Biasin për mënyrën si u soll në mikrofonin e Televizionit Publik Shqiptar »
Article Logic
Execution time: 0.060564994812012
array(1) { ["section"]=> string(102) "trajneri-de-biasi-komenton-humbjen-spanja-kishte-kualitet-dhe-force-ne-pesuam-gol-e-na-ra-morali-55623" }