Trajneri i Armenisë i hap rrugën Shqipërisë? “Nderi ynë nuk varet nga kjo ndeshje”

Publikuar tek: sport, më 17:11 10-10-2015 Trajneri i Armenisë i hap rrugën Shqipërisë? “Nderi ynë nuk varet nga kjo ndeshje”

Trajneri i kombëtares së Armenisë, Sargis Hovsepyan nuk e ka konsideruar aspak si një “çështje nderi” ndeshjen e fundit që skuadra e tij do të zhvilloi ndaj Shqipërisë nesër në mbrëmje.

Në konferencën për shtyp, Hovsepyan është shprehur se e rëndësishme në këtë ndeshje është që të zhvillohet një lojë e mirë, ndërsa ka pohuar se ekipi i drejtuar prej tij do të kërkoj fitoren ndaj kuqezinjve në stadiumin e tyre, por kjo nuk do të thotë se është një domosdoshmëri.

 “Nuk duhet ta cilësojmë ndeshjen ndaj Shqipërisë si ndeshjen e nderit. Ky është sporti dhe nëse ekipi humb, nuk do të thotë se lojtarët nuk kanë luajtur për nder. Por ne do të bëjmë çdo gjë për të fituar në stadiumin tone. Askush nuk mund të thotë se ekipi duhet ta fitojë ndeshjen e nesërme, por ne do të bëjmë më të mirën”, ka deklaruar ai.

Armenia u mposht me rezultatin 4-0 në ndeshjen e zhvilluar dy ditë më parë kundër Francës.

Lexo edhe: Armenët nisin provokimet e para, Nënë Tereza me prejardhje armene, shqipen e “ngatërrojnë” me arabishten

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 20 milionë euro në lojë për kualifikimin e Shqipërisë në “Francë 2016”
Kosova dominon dhe fiton ndaj Guineas Ekuatoriale »
Article Logic
Execution time: 0.01830792427063
array(1) { ["section"]=> string(85) "trajneri-i-armenise-i-hap-rrugen-shqiperise-nderi-yne-nuk-varet-nga-kjo-ndeshje-22822" }