Flet pas ndeshjes, ku siguroi 3 pikëshin, trajneri i Francës Didier Deschamps.
''E vështirë ndaj kundërshtarëve të tillë, Shqipëria luan me zemër'', ka thënë ai për djemtë e Kombëtares sonë që dhanë spektakël dje në Marsejë.
Minutat e fundit qenë fatale, pasi pësuam 2 gola.
Por trajneri francez e tha qartë që lojtarët e Shqipërisë ishin shumë të përgatitur.
“Ishte e vështirë, pasi Shqipëria luan me zemër. Rezultati 00 ishte shumë i mirë për ta. Është e vështirë ndaj kundërshtarëve të tillë. Mos harroni që edhe lojtarët e Shqipërisë luajnë në klube të mira”, tha ai