Trajneri i izraelit tregon rivalin, përcakton si do jetë ndeshja e nesërme

Publikuar tek: sport, më 18:06 11-11-2016 Trajneri i izraelit tregon rivalin, përcakton si do jetë ndeshja e nesërme

Trajneri i Izraelit, Elisha Levi ka dalë në konferencë për mediet ku foli për ndeshjen e nesërme me Shqipërinë. Tekniku i izraelitëve deklaroi:

“Për momentin, të dy skuadrat janë me pikë të barabarta në grup. Nuk mendoj se kjo ndeshje mund të vendosë fatin e grupit për dy skuadrat, ka ende edhe shumë të tjera për të luajtur në grupin tonë. Por do të jetë një ndeshje e vështirë ndaj Shqipërisë. Do të luftojmë me të gjatë kualifikueseve për vendin e tretë.

E respektojmë skuadrën shqiptare, i kam ndjekur në dy ndeshje nga afër në Europian. Sot të gjithë i njohin të gjithë, janë një skuadër shumë e mirë, bënë një turne të madh në verë në Europë. Ne e dimë stilin e tyre të lojës, njohim lojtarët e tyre si Hysaj, Sadiku apo Memushaj. Luajnë në kampionate të mira europiane. Por do të bëjmë gjithçka që të arrijmë një rezultat të mirë këtu”, deklaroi Levi. /Newsport.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mërgim Mavraj mesazh izraelitëve: Mirësevini në Shqipëri, në vendin e tolerancës fetare
Mbrojtësi i Kombëtares bëhet gati për Izraelin, rruan kokën me shkumë dhe brisk »
Article Logic
Execution time: 0.03597092628479
array(1) { ["section"]=> string(79) "trajneri-i-izraelit-tregon-rivalin-percakton-si-do-jete-ndeshja-e-neserme-59228" }