Trajneri i Kombëtares falenderon Ramën: Shpresojmë të na sjellësh fat. Gjete kohë pavarësisht njëmijë punëve

Publikuar tek: sport, më 11:04 06-06-2016 Trajneri i Kombëtares falenderon Ramën: Shpresojmë të na sjellësh fat. Gjete kohë pavarësisht njëmijë punëve Kryeministri ne takim me djemte e kombetares

“Falemnderit për vizitën. Ishte shumë kënaqësi dhe shpresojmë që të na sjellë edhe fat”. Këto kanë qenë fjalët e trajnerit Gianni de Biasi në takimin me kryeministrin Edi Rama paraditen e sotme në Bergamo të Italisë, pak kohë para se ekipi i kombëtares të niset drejt Francës ku do të marrë pjesë në Euro2016. 

“Falenderoj kryeministrin për vizitën e papritur, pasi mes njëmijë impenjimeve që ka, gjeti kohën për të na përshëndetur. Besoj se jemi të gjithë të vetëdijshëm për rëndësinë dhe mundësinë unike që kemi për të luajtur në Kampionatin Evropian” tha de Biasi.

“Ne duhet të japim 110 përqind, pasi rezultatet nuk vijnë asnjëherë rastësisht. Nëse skuadra është sot në Evropian, kjo ka ndodhur pasi kemi djerësitur në 8 ndeshje kualifikuese, ku bëri gjëra të jashtëzakonshme. Fillimisht dhamë zemrën, luajtëm me pasion, dhe vendosëm ekipin mbi gjithcka. Nuk duhet të harrojmë kush jemi, nga vijmë dhe sa jemi lodhur për të arritur deri këtu dhe sa e bukur është kjo që po përjetojmë” tha De Biasi.

“Ky është kushti që duhet të vendosim: të japim nga vetja gjithçka me vendosmëri, të bindur se së bashku mund të arrijmë çdo gjë dhe se nuk ka kundërshtarë të pathyeshëm. Kemi mundësinë të fitojmë ndaj të gjitha skuadrave, por edhe ti humbasim të gjitha ndeshjet. Kjo varet vetëm nga gjendja jonë psikologjike. Urimi që i bëj unë skuadrës, të gjithë Shqipërisë dhe të gjithë tifozëve është paçim fat. Faleminderit për vizitën, ishte shumë kënaqësi dhe shpresojmë që të na sjellë edhe fat.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mërgim Mavraj ka një mesazh për nënat shqiptare: Bekuar qofshin duart tuaja…Dhe ç’thotë për nënën e vet
Rama- lojtarëve: Humbjen e kemi në xhep, por nuk do e lini fitoren pa dhënë shpirtin. Duka: Rama, miku ynë i përhershëm »
Article Logic
Execution time: 0.018267154693604
array(1) { ["section"]=> string(112) "trajneri-i-kombetares-falenderon-ramen-shpresojme-te-na-sjellesh-fat-gjete-kohe-pavaresisht-njemije-puneve-42588" }