Trajneri i Kombëtares merr nënshtetësinë, De Biasi: Shumë i kënaqur

Publikuar tek: sport, më 12:53 28-03-2015 Trajneri i Kombëtares merr nënshtetësinë, De Biasi: Shumë i kënaqur Gianni De Biasi

Trajneri i Kombëtares Shqiptare të futbollit Gianni De Biasi mori sot nënshtësinë shqiptare, dekreti i së cilës iu dorëzua nga presidenti Bujar Nishani.

Vetë trajneri ka ndarë me miqtë në profilin e tij në “Facebook” kënaqësinë që ndjente për marrje n e nënshtetësisë, të kërkuar nga ai vetë para disa muajsh. Me shumë kënaqësi këtë paradite në orën 11:30 do të takohem me Presidentin e Republikës Bujar Nishani, i cili do të vizitojë lojtarët dhe me këtë rast do të më dorëzojë dekretin për nënshtetësinë shqiptare”, u shpreh De Biasi.

Presidenti Nishani gjithashtu vizitoi edhe lojtarët e Kombëtares, të cilët do të kenë nesër ndeshjen me Armeninë në stadiumin Elbasan Arena.

“Gianni De Biasi shtetasi më i ri shqiptar. Kombëtarja ka sjellë hare e gëzim tek çdo shqiptar’’, tha Nishani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Portieri rus goditet me fishekzjarr në kokë gjatë ndeshjes me Malin e Zi (Video)
Tranjeri i Armenisë, Challandes: Kemi ardhur për fitore, Shqipëria ka ekip të mirë »
Article Logic
Execution time: 0.022336959838867
array(1) { ["section"]=> string(70) "trajneri-i-kombetares-merr-nenshtetesine-de-biasi-shume-i-kenaqur-7186" }