Trajneri i Luiza Gegës zbulon çfarë i tha ministrja Nikolla në konfidencë

Publikuar tek: sport, më 12:22 25-07-2016 Trajneri i Luiza Gegës zbulon çfarë i tha ministrja Nikolla në konfidencë Taulant Stërmasi dhe Luiza Gega

Taulant Stërmasi,trajneri i atletes Luiza Gega në një prononcim për newsport.al ka zbuluar detaje nga komunikimi që ka patur me ministren e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla për festën që pritet të bëhet në nder të nënkampiones së Europës, Luiza Gegës nga shteti.

Trajneri theksoi që në ditën kur ministrja i dorëzoi flamurin para nisjeve të lojërave Olimpike Luiza Gegës, ka shpjeguar edhe indiferencën shtetëroro për medaljen që u soll në atdhe.

“Sa për rastin në fjalë kemi diskutuar gjatë me ministren e Arsimit dhe të Sporteve në lidhje me indiferencën shtetërore për medaljen. Ajo na shpjegoi se me kërkese të presidentit të Federatës së Atletikes është shtyrë ceremonia e pritjes zyrtare nga institucionet shtetërore.

I premtoi Luizës se do të jete nje festë e madhe, e cila shkon me madhështinë e rezultatin e medaljes së saj.

E ritheksoi disa herë këtë. E siguroi Luizën se asnjeri nuk e ka vënë në dyshim, se atletja meriton shumë e më shumë se shteti ka bërë. I vetmi moment që kemi takuar ministren ka qenë kur Luizës iu është dorëzuar flamuri. Takimi dhe festa që do të organizohet në nder të Luizës do të bëhet para Lojërave Olimpike, pasi ne nisemi në datën 4 gusht”, ka përfunduar trajneri i atletes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Në Spanjë janë të sigurt, Hysaj zëvendëson Dani Alves te Barcelona
Dorëheqja e mjekut të kombëtares fsheh një të vërtetë skandaloze »
Article Logic
Execution time: 0.120041847229
array(1) { ["section"]=> string(79) "trajneri-i-luiza-geges-zbulon-cfare-i-tha-ministrja-nikolla-ne-konfidence-47664" }