Trajneri i Rumanisë: Njohim çdo lojtar të Shqipërisë, do kërkojmë t’i fitojmë të gjitha ndeshjet

Publikuar tek: sport, më 16:01 27-05-2016 Trajneri i Rumanisë: Njohim çdo lojtar të Shqipërisë, do kërkojmë t’i fitojmë të gjitha ndeshjet

Trajneri i Rumanisë, Anghel Iordănescu ka dhënë një intervistë të shkurtër për faqen e FSHF-së, ku ka vlerësuar Kombëtaren Shqiptare dhe kualifikimin e saj për në Euro 2016.

Iordănescu është shprehur se njeh çdo lojtar të Shqipërisë dhe se ekipi i tij do të kërkojë të fitojë çdo ndeshje në fazën e grupeve.

Ekipi juaj është një nga katër ekipet qe ka marrë pjesë në tre Kampionatet e para Botërore. Në 2000 , ju festuat arritjen në çerek-finale, rezultani më i mirë për ju. Kush është qëllimi juaj në Francë?

Qëllimi fillestar është të kualifikohemi  nga faza me grupe , por ne duam të fitojmë çdo ndeshje.

Në raudin e parë do të luani kundër kampionëve të dyfishtë të Europës , Francës , Zvicrës , Rumanisë dhe Shqipërisë.  Kush është për ju, kundërshtari më i fortë?

Sigurisht , Franca do të jetë më i fortë. Shqipëria është një ekip i fortë , shumë i përkushtuar dhe i mirë-organizuar.

Kë nga lojtarët njihni më mirë ?

Ne i njohim të gjithë lojtarët , mjaft mirë , sepse jemi të fokusuar tek çdo kundërshtar.

Si e gjykoni punën e trajnerit De Biasi? Ai e drejtoi Shqipërinë drejt finaleve të kampionatit Europian, për të parën herë në histori.

De Biasi është një trajner i talentuar me një esksperiencë mjaft të fortë.

Parashikimi juaj : Kush do ta fitojë Kampionatin Europian 2016?

Franca.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Eurosport për Shqipërinë: Janë Leicester-i në futbollin ndërkombëtar
Rey Manaj shton një tjetër tatuazh në trup (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.023772954940796
array(1) { ["section"]=> string(100) "trajneri-i-rumanise-njohim-cdo-lojtar-te-shqiperise-do-kerkojme-t-i-fitojme-te-gjitha-ndeshjet-41660" }