Trajneri i Spanjës: Shqipëria ka një trajner të mirë, ne kishim shumë raste

Publikuar tek: sport, më 22:37 09-10-2016 Trajneri i Spanjës: Shqipëria ka një trajner të mirë, ne kishim shumë raste Trajneri i kombetares spanjolle

Julen Lopetegui, trajneri i Kombëtares spanjolle deklaroi pas ndeshjes nga stadiumi “Loro Boriçi” se nuk ishte e lehtë të përgatisje lojën me Shqipërinë, por thotë se Spanja e dominoi ndeshjen.   

“Jo nuk ishte e lehtë, sepse luajtëm me një mentalitet të mirë dhe lojtarë të mirë. E dinim situatën e grupit dhe vështirësinë e kësaj ndeshje. Pra nuk ishte e lehtë.

Spanja e dominoi ndeshjen. Dhe në pjesën e parë kishim shumë raste. Ne jemi përgatitur për të luftuar në cdo ndeshje. Sepse ne duam të jemi në fillim. Por duhet të luftojmë më shumë.

Shqipëria ka lojtarë të mirë dhe ka një trajner të mire” ishte vlerësimi i Lopetegui për trajnerin De Biasi. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Etrit Berisha pranon gabimin për golin e parë: Si u keqkuptova me Berat Gjimshitin për topin
Zbardhet skema si na asfiksuan spanjollët, zbulohet strategjia që përdori trajneri spanjoll »
Article Logic
Execution time: 0.18758583068848
array(1) { ["section"]=> string(79) "trajneri-i-spanjes-shqiperia-ka-nje-trajner-te-mire-ne-kishim-shume-raste-55629" }