Trajneri italian i Partizanit e ‘’mbyt’’ me gafa, gazetarët hapin sytë

Publikuar tek: sport, më 06:40 02-07-2016 Trajneri italian i Partizanit e ‘’mbyt’’ me gafa, gazetarët hapin sytë Adolfo Sermani gjatë stërvitjen

Gjatë prezantimit te Partizani, trajneri italian, Adolfo Sormani, nuk ka pushuar së foluri, por kur flet shumë bën edhe gabime. Në një moment, trajneri i të kuqve, për të cilin presidenti Demi tha se është privilegj që ulet nëstolin e Partizanit, ka bërë një paralelizëm “pa kripë”, që nuk u ka pëlqyer aspak tifozëve të klubit kryeqytetas.

Shtypi sportiv shkruan se ai ka krahasuar Partizanin me ekipet që po befasojnë së fundi, si Leiçester, Islanda në Europian apo Atletiko e Madridit. E ka konsideruar Partizanin një “hirushe” dhe kjo gjë i ka tërbuar tifozët e kuq, sepse italiani i ka “prekur në tel”, duke injoruar në një farë mënyre historinë e klubit të madh kryeqytetas. Një gafë e trajnerit të ri që në prezantim dhe që në vazhdim mund të ndikojë në marrëdhëniet e tij me tifozërinë.

POLEMIKA – “Panorma Sport” bën me dije se trajneri Sormani në fund të konferencës ka polemizuar me sulmuesin e larguar Xhevahir Sukaj, duke thënë se shkodrani kishte përparësi kalimin në Malejzi. Ai ka hedhur poshtë faktin se sulmuesin nuk e donte trajneri. Kurse për Mazrekajn dhe Fejzullahun trajneri italian u shpreh se janë çështje, që duhet t’i zgjidhë klubi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Alban Meha konfirmon kalimin te Kosova?
Policia zbulon fabrikën që falsifikonte fanellat e kombëtareve »
Article Logic
Execution time: 0.021327972412109
array(1) { ["section"]=> string(71) "trajneri-italian-i-partizanit-e-mbyt-me-gafa-gazetaret-hapin-syte-45256" }