Trajneri Kuka: Vladimir Putin urdhëroi vendosjen e flamurit të Kosovës

Publikuar tek: sport, më 20:15 23-04-2016 Trajneri Kuka: Vladimir Putin urdhëroi vendosjen e flamurit të Kosovës

“Vladimir Putin dha lejen që flamuri i Kosovës të vendosej në krah të shteteve të tjera në Kampionatin Europian të xhudos”, është kjo deklarata që bëhët nga trajneri i xhudistes Majlinda Kelmendi.

Vetëm një ditë përpara se Kelmendi të zhvillonte ndeshjen u raportua se ajo do garonte në emër të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos dhe jo me simbolet e Kosovës, pasi kjo nuk lejohej nga autoritetet e Rusisë. Megjithatë, pasi u shpall kampione, në Kazan të Rusisë u intonua dhe u ngrit flamuri i Kosovës.

Trajneri Driton Kuka ka deklaruar se Ministria e Brendshme e Rusisë ishte kundër, por ndërhyrja e Putin bëri që të vendosej flamuri i Kosovës.

 “Vladimir Putin ka dhënë lejen për flamurin e Kosovës. MPB nuk ka dashur që të vendoset, por ka thënë gjithashtu se nëse nuk do të lejohet, do të vijë vet që ta vendosë sërish atë”, raporton “Koha” deklaratën e Kukës.

Ai ka treguar se si vetëm pak kohë para fillimit të garës, Kosova nuk ka qenë e paraqitur me flamur të Kosovës, por me atë të IJF-së. Kuka ka shtuar se ishte një stres i madh për shkak të lajmit se nuk iu lejohej të garonin me simbole shtetërore, dhe kishin në plan t’i bojkotinin garat.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Wayne Rooney, sportisti më i pasur në Britaninë e Madhe
Duka dhe De Biasi priten në Peshkopi me çifteli dhe karrige “të marra borxh” »
Article Logic
Execution time: 0.024305820465088
array(1) { ["section"]=> string(75) "trajneri-kuka-vladimir-putin-urdheroi-vendosjen-e-flamurit-te-kosoves-38493" }