Trajneri serb i Milanit, Mihajlovic lavdëron Shqipërinë, shembull që duhet ndjekur

Publikuar tek: sport, më 19:23 14-09-2015 Trajneri serb i Milanit, Mihajlovic lavdëron Shqipërinë, shembull që duhet ndjekur

Trajneri serb i Milanit, Sinisa Mihajlovic pas humbjes në derbi kundër Interit, është vënë në qendër të kritikave për shkak se ekipi i tij ka siguruar vetëm 3 pikë nga 9 të mundshmet në tre javët e parë të kampionatit italian.

Megjithatë, serbi vazhdon të ruaj pikëpamjet e tij se janë rregulli dhe disiplina ato që sjellin rezultatet për një skuadër. E për të ilustruar këtë, Mihajlovic ka dhënë shembujt e kombëtareve të Shqipërisë dhe Serbisë, duke lavdëruar kuqezinjtë si një shembull që duhet ndjekur.

“Rregullat janë thelbësore. Pa rregull talenti nuk vlen. Ne serbët kemi patur gjithmonë përfaqësuese të madhe dhe me talente, por nuk kemi fituar kurrë, sepse secili bënte atë që donte. Jo rastësisht sot Shqipëria ka 11 pikë në grup dhe Serbia më pak”, ka thënë ai në përfundim të derbit.

Shqipëria dhe Serbia do të përballen më 8 tetor në “Elbasan Arena” për ndeshjen e vlefshme për kualifikimin në Euro2016. Skuadra e drejtuar nga Gianni de Biasi do të kërkoj në këtë ndeshje 3 pikët e plota, në mënyrë që ekipi të luaj deri në fund shancet për një kualifikim direkt në kampionatin europian.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Champions League/ Messi luan të mërkurën ndeshjen e tij të 100-të
Korçarët luajnë ndeshjen e parë në Europa League, mbushet Elbasan Arena, autobuzë falas për tifozët »
Article Logic
Execution time: 0.025004863739014
array(1) { ["section"]=> string(86) "trajneri-serb-i-milanit-mihajlovic-lavderon-shqiperine-shembull-qe-duhet-ndjekur-20763" }