Trajneri Zviceran për përballjen me Shqipërinë: Lojë me emocione të dyanshme, po fundja, lojë është

Publikuar tek: sport, më 07:16 31-05-2016 Trajneri Zviceran për përballjen me Shqipërinë: Lojë me emocione të dyanshme, po fundja, lojë është Trajneri i kombetares zvicerane Petkoviç

Do të jetë një lojë emocionale për disa lojtarë, por jo vetëm nga ana jonë. Sepse edhe disa nga lojtarët e Shqipërisë luajnë në ligën e Zvicrës, dhe këtu jetojnë e punojnë dhe këtu i kanë familjet. 

Kjo është deklarata e trajnerit të përfaqësueses zvicerane Vladimir Petkoviç, në një intervistë dhënë për gazetën kroate “Sportske Novosti” ndërsa ka komentuar përballjen Shqipëri – Zvicër në Lens të Francës, në 11 qershor.

Ai nuk e ka fshehur faktin se ndeshja do të ketë emocione të dyanshme. “Fundja, kjo është vetëm një lojë, ku secila palë dëshiron të fitojë” thotë ai.

Duket se Petkoviç nuk shqetësohet për ikjen e disa lojtarëve shqiptarë, pas pranimit të Kosovës nga UEFA dhe FIFA. “Nga disa prej tyre të cilët do të mund të luanin për Kosovën, asnjëri nuk ka thënë se e ka si opsion të vërtet. Askush nga federate zvicerane nuk është kundër që Kosova është pranuar në UEFA dhe FIFA, por do të doja që disa rregulla të ishin vendosur kohë më parë, në mënyrë që mos të iu bëhen presion disa lojtarëve”, shprehet ai. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Elseid Hysaj thyen rekordin e Loro Boriçit, ja gjesti i Canës ndaj tij
Pas kostumeve, 23 orë ‘’Hublot’’ për futbollistët e Kombëtares (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.0044400691986084
array(1) { ["section"]=> string(102) "trajneri-zviceran-per-perballjen-me-shqiperine-loje-me-emocione-te-dyanshme-po-fundja-loje-eshte-41967" }