Tranjeri danez “ironizon” me shqiptarët, ngatërron emrin

Publikuar tek: sport, më 20:10 03-09-2015 Tranjeri danez “ironizon” me shqiptarët, ngatërron emrin

Martin Olsen, tranjeri i Danimarkës, ka bërë një lapsus gjatë konferencës për shtyp. Gjatë kohës që ai po fliste për Shqipërinë, si kundërshtari i radhës i danezëve në kualifikimet e kampionatit europian, ai i referohet shqiptarëve me termin “albanesere” kur në fakt termi i duhur në gjuhën daneze është “albanere”.

Nuk dihet nëse kjo ka qenë një ngatërresë e Olsen apo ishte e gjitha e qëllimshme, pasi Shqipëria nuk është një kundërshtar i ri për të dhe për Danimarkën.

Gjithsesi, shpresojmë ndeshjen që do të luhet nesër në mbrëmje në Kopenhagen, lojtarët kuqezinj t’i japin një “mësim” tranjerit danez, të cilit mos t’i fiksohet mirë në mendje emri albanere (shqiptar).

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ronaldo dhe shokët e tij mbajnë heshtje për viktimat e Mesdheut gjatë përgatitjes për Shqipërinë
Qindra tifozë presin kombëtaren në Kopenhagen, mediat daneze: Nuk është protestë, presin yjet »
Article Logic
Execution time: 0.016122102737427
array(1) { ["section"]=> string(59) "tranjeri-danez-ironizon-me-shqiptaret-ngaterron-emrin-19902" }