Tranjeri i Armenisë, Challandes: Kemi ardhur për fitore, Shqipëria ka ekip të mirë

Publikuar tek: sport, më 17:44 28-03-2015 Tranjeri i Armenisë, Challandes: Kemi ardhur për fitore, Shqipëria ka ekip të mirë

Tranjeri i Armenisë Bernard Challandes ka deklaruar sot nga “Elbasan Arena” se ekipi i tij ka ardhur në Shqipëri vetëm për fitore.

Ai ka thënë gjatë konferencës për shtyp se pozita në të cilën ndodhet Armenia, nuk i lejon mundësi tjetër veçse fitores.

"Nuk do të firmosja për barazim, pasi në pozitat që jemi na duhet fitorja, dhe pikërisht për 3 pikët do të zbresim në fushën e lojës. Formaconin do ta zbuloj para takimit. Henrikh Mkhitaryan është mirë dhe mund të luajë titullar. Tani mendoj vetëm për futbollin, e ardhmja ime nuk ka rëndësi", ka thënë Challandes.

Tekniku zvicerian ka vlerësuar gjithashtu Kombëtaren shqiptare, ndërsa ka evidentuar si forcë të ekipit grupin e bashkuar.

"I kam parë të gjitha ndeshjet e Shqipërisë. Në miqësoren me Italinë, isha i pranishëm dhe në stadium, por kam parë dhe shumë video në Youtube. Shqipëria ka shumë lojtarë që luajnë në Zvicër, njoh mirë Canën, Gashin dhe Xhakën. De Biasi ka ndërtuar një skuadër të mirë, ku forca e ekipit është grupi i bashkuar", tha Challandes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Trajneri i Kombëtares merr nënshtetësinë, De Biasi: Shumë i kënaqur
Mohojnë armenët: Nuk djegim flamuj shqiptar në Elbasan »
Article Logic
Execution time: 0.021708965301514
array(1) { ["section"]=> string(84) "tranjeri-i-armenise-challandes-kemi-ardhur-per-fitore-shqiperia-ka-ekip-te-mire-7206" }