Transferimi te Barcelona, Neymar rrezikon 6 vite burg

Publikuar tek: sport, më 17:52 31-10-2018 Transferimi te Barcelona, Neymar rrezikon 6 vite burg

Neymar mund të dënohet me 4 deri në 6 vite burg nga Gjykata Kriminale e Spanjës për shkak se akuzohet për mashtrim gjatë transferimit të tij në Barcelonë.

Procesi ndaj futbollistit të PSG filloi vitin e kaluar në Spanjë për të hetuar nëse transferimi i tij nga klubi i Santos në vitin 2013 ishte i rregullt apo jo.

Kështu Neymar duhet t’ i thotë lamtumirë futbollit nëse shpallet fajtor sepse mund të dënohet nga 4 deri në 6 vite burg.

Procesi nisi pasi fillimisht Barcelona pretendonte se kishte paguar 17.1 milionë euro brazilianin, ndërsa më vonë pas një ankese të një anëtari të klubit u zbulua se për Neymar ishte paguar rreth 40 milionë euro në paga, pra duke e bindur futbollistin jashtë Gjykatës, shkruan The Mirror.

Nëë lidhje me rastin, presidenti aktual i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka treguar se katalanasit kishin paguar 86.2 milionë euro për futbollistin, në atë kohë të Santos.

Prokuroria është shprehur se marrëveshja mes Barcelonës dhe kompanisë brazilianem DIS i kishte mohuar mundësinë klubeve të tjera që të futeshin në garë për Neymarin dhe kjo është në kundërshtim me rregullat e tregut të lirë të futbollistëve.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tension mes Tiranës dhe Athinës, boksieri shqiptar mahnit me veprimin e tij
'1 grek më pak, 1 bastard më pak', FSHF dënon Partizanin për banderolën raciste »
Article Logic
Execution time: 0.019163131713867
array(1) { ["section"]=> string(59) "transferimi-te-barcelona-neymar-rrezikon-6-vite-burg-139769" }