Tre ambasadorë në Paradën e LGBT në Tiranë, mbështetja dhe financimi i marshimit (EMRAT E AMBASADOREVE)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:25 19-05-2019 Tre ambasadorë në Paradën e LGBT në Tiranë, mbështetja dhe financimi i marshimit (EMRAT E AMBASADOREVE)

Parada e LGBT në Tiranë nuk merr mbështetje të madhe nga zyrtarë Brenda vendit. Ama, sa u përket ambasadorëve të vendeve evropiane ose jo, këta të fundit, ishin dje në marshim së bashku me rreth 300 anëtarë të këtij komuniteti në Tiranë.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman, poston foton me ambasadorët në rrjetet sociale duke shkruar: Jam i lumtur të mbështes këtë vit marshimin e komunitetit LGBT”.

Në krah të ambasadorit të UK, është edhe ambasadori i Suedisë në Tiranë, Johan Ndisi si dhe ambasadorja e Hollandës po në Tiranë Guusje Korthals Altes.

Me flamujt simbol të kësaj lëvizjeje, ambasadorët kanë marshuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” së bashku me anëtarë të tjerë të këtij komuniteti dhe mbështetës të tyre.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070140361785889
array(1) { ["section"]=> string(107) "tre-ambasadore-ne-paraden-e-lgbt-ne-tirane-mbeshtetja-dhe-financimi-i-marshimit-emrat-e-ambasadoreve-164856" }