Tre destinacione të Shqipërisë turistike në një fundjavë

Publikuar tek: kulture-art, më 18:03 15-02-2015 Tre destinacione të Shqipërisë turistike në një fundjavë

Ia dolët më në fund të shkëputeni nga rutina e së përditshmes dhe të keni një fundjavë të gjithën për vete?!

Mrekulli...Ja kush mund të jenë tre destinacionet tuaja. Nuk e dimë nëse do vendosni të shkoni menjëherë por dimë se nëse shkoni, do donit të ktheheshit prapë.

1-DIVJAKA

Kur ju syrgjerojmë Divjakën nuk kemi parasysh avionin dhe rrotën e tij të shumëpërfolur por Parkun Kombëtar të Divjakës që vlerësohet si i rrallë dhe i denjë për t'u vizituar, e pse jo edhe për t'u përfolur.

Vetëm 5 km larg Divjakës ju ndajnë nga Laguna e Karavastasë (pjesë e Parkut të Divjakës).

Aty ekziston një specie në zhdukje që mbrohet nga Konventa e Ramsarit, së bashku me Parkun e Divjakës. Bëhet fjalë për Pelikanin Kaçurrel dhe 6% e kësaj specie jeton pikërisht në Karavasta.

 

2-TEPELENË (Kanionet e Progonatit dhe Nivicës)

Ky do ishte një destinacion ideal për ata që i duan aventurat dhe adrenalinën që të ofrojnë kanionet.

Do zbuloni ujëvara, shpella misterioze, shkëmbinj me forma mrekullisht të çuditshme...

Dhe sigurisht nëse i adhuroni sportet ujore, s'mund të largoheni nga këto kanione pa ushtruar pak rafting.

3- GJINAR

Ndoshta nuk i keni dëgjuar as emrin por është një perlë e turizmit natyror.

Vetëm 22 km larg nga qyteti i Elbasanit , ndodhet komuna e Gjinarit Turistik (pjesë e zonës së Shpatit).

Në vitin 2001, kjo zonë me vendim të Këshillit të Ministrave është shpallur pikë Turistike.

Klima kurative, bimësia halore, ushqimet bio dhe tradita e hershme e bëjnë këtë vend, një destinacion për të mos u humbur.

Për më tepër..Në komunën e Gjinarit gjendet kisha e Shën Kollit ndërtuar në mesjetë (viti 1554), e pikturuar nga Onufri si dhe Kisha e Shën Premtes, edhe kjo ndërtuar në mesjetë, pikturuar me afreske nga Onufri sipas stilit bizantin.

A.M / newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Jajar Panahi, i burgosuri në Iran, fiton Ariun e Artë në Berlinale, mbesa e vogël shpërthen në lot
Flamuri i “Vatrës” drejt shkatërrimit, askush nuk financon »
Article Logic
Execution time: 0.022900104522705
array(1) { ["section"]=> string(61) "tre-destinacione-te-shqiperise-turistike-ne-nje-fundjave-3419" }