Tre ditë më parë zyrtari i PD dha dorëheqjen, por sërish nuk i ndahet ngjyrës “blu”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:04 07-07-2017 Tre ditë më parë zyrtari i PD dha dorëheqjen, por sërish nuk i ndahet ngjyrës “blu”

Tre ditë më parë koordinatori i Partisë Demokratike, Edvin Kulluri dha dorëheqjen nga PD dhe nga jeta politike.

Në një status në rrjetet sociale Kulluri shkroi se këtë vendim e ka marrë pasi nuk mund të ishte më pjesë e një opozite që sipas tij po shkonte drejt vetëasgjësimit.

Megjithatë, pavarësisht këtij vendimi, Kullurit nuk i ndahet “shpirti” nga ngjyra blu.

 “Blu”, shkruan përmes një statusi në facebook para pak minutash dhe poston foto nga plazhi i Rradhimës ku po pushon aktualisht në Vlorë, ku shfaqet pafundësia e detit dhe ndërthurja e saj me qiellin e kaltër, një panoramë kjo që do ta kishte zili çdokush në këto temperatura, pavarësisht bindjeve dhe ngjyrave partiake.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Plas sherri në PD, Xhelal Mziu “flakë për flakë” me Asllan Dogjanin: Kush të urdhëroi ty gjysmë deputeti, që u shite apo u fale nga PS
Partia Socialiste në Dibër vazhdon të mbajë simbolet e PKSH (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.026131153106689
array(1) { ["section"]=> string(86) "tre-dite-me-pare-zyrtari-i-pd-dha-doreheqjen-por-serish-nuk-i-ndahet-ngjyres-blu-85357" }