Tre ditë “Shtëpia pa dritare”

Publikuar tek: kulture-art, më 18:02 28-01-2015 Tre ditë “Shtëpia pa dritare”

“Shtëpia pa dritare” quhet komedia e Saimir Kondos e cila, do të shfaqet për tre ditë rresht (30-31 dhe 1 shkurt) në Teatrin Kombëtar. Mes kaosit politik njeriu i thjeshtë  e ka të pamundur të jetojë në mënyrë të ndershme . Kjo është lufta e heroit  të paemër për të cilin askush nuk flet. Ky hero e ka një emër në fakt, ai quhet Neritan. Ai është aq i ndershëm sa ka ndërtuar një shtesë pranë shtëpisë së tij krejt pa dritare. Po, se beson në ligj dhe ligji nuk të lejon të bësh dritare përballë dritares së komshiut. Por ndonëse është kaq i rregullt dhe i sinqertë do t'i duhet të përballet me një sërë rrethanash dhe personazhesh që nuk ndajnë të njëjtat parime morale me heroin tonë.

Dhe ai lufton një betejë epike, të padukshme dhe heroike, që ka njëzetekatër vite që zhvillohet në vendin tonë. Do t’ja dalë mbanë?

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vogëlushja shqiptare, e treta në “France got talent”
Pengu i fundit i Gent Demaliaj »
Article Logic
Execution time: 0.055134057998657
array(1) { ["section"]=> string(32) "tre-dite-shtepia-pa-dritare-1747" }