Tre flamuj për të mbuluar mjerimin

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:07 17-05-2015 Tre flamuj për të mbuluar mjerimin

Përtej murreve të rrënuara, ambalazhit për riciklim dhe gropave të pallateve shumëkatshe, përtej premtimeve, ka disa gjëra që në prag fushatash i gjen gjithandej.

Ato janë posterat elektoralë dhe flamurët partiakë, që “zbukurojnë” çdo fasadë, mbijnë si palmat në çdo shtyllë elektrike dhe eklipsojnë mbikalimet e rralla në autostrada. Por siç tregojnë edhe këto tre fotografi, që sot kanë qarkulluar në rrjetet sociale, flamurët partiakë kanë edhe një rol tjetër, atë të arnimit të varfërisë. Flamuri partiak përdoret për të mbajtur jashtë erën e ftohtë nga një dritare pa xhama, për të ngrohur shpatullat apo për të treguar se në tokë duhet të mbijnë më shumë pemë sesa pallate shumëkatëshe.

Megjithatë ky realitet i hidhur, përtej takimeve elektorale të mbajtura pranë lulishteve apo fasadave të rikonstruktuara, aq sa mund të kapë objektivi i aparatit fotografik, nuk mund të mbulohet me 3 flamurë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018823862075806
array(1) { ["section"]=> string(40) "tre-flamuj-per-te-mbuluar-mjerimin-11357" }