TRE FLAMUJ PËR TË MBULUAR MJERIMIN

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:08 18-05-2015 TRE FLAMUJ PËR TË MBULUAR MJERIMIN

Përtej murreve të rrënuara, ambalazhit për riciklim dhe gropave të pallateve shumëkatshe, përtej premtimeve, ka disa gjëra që në prag fushatash i gjen gjithandej. Ato janë posterat elektoralë dhe flamurët partiakë, që “zbukurojnë” çdo fasadë, mbijnë si palmat në çdo shtyllë elektrike dhe eklipsojnë mbikalimet e rralla në autostrada. Por siç tregojnë edhe këto tre fotografi, që sot kanë qarkulluar në rrjetet sociale, flamurët partiakë kanë edhe një rol tjetër, atë të arnimit të varfërisë. Flamuri partiak përdoret për të mbajtur jashtë erën e ftohtë nga një dritare pa xhama dhe për të ngrohur shpatullat.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.10810589790344
array(1) { ["section"]=> string(40) "tre-flamuj-per-te-mbuluar-mjerimin-11364" }