Tre ministra në deklaratë për sigurinë rrugore. Haxhinasto, Nikolla dhe Tahiri japin porositë për shqiptarët

Publikuar tek: politike, më 13:44 30-12-2015 Tre ministra në deklaratë për sigurinë rrugore.  Haxhinasto, Nikolla dhe Tahiri japin porositë për shqiptarët Sajmir Tahiri, Lindita Nikolla dhe Edmond Haxhinasto

Tre ministra, i Transporteve, i Punëve të Brendshme dhe i Arsimit kanë dalë në deklaratë për transportin e fëmijëve dhe sigurinë që duhet ndjekur. Mes të tjerave, ministrat kanë dhënë edhe disa konkluzione të punë së një viti.

Edmond Haxhinasto, Lindita Nikolla dhe Saimir Tahiri japin disa porosi se si duhet të sillen shqiptarët.

“Nga Ministri Tahiri, ministrja Nikolla veçanërisht për pjesën e kujdesit dhe sigurisë së nxënësve dhe dua të theksoj se dalja jonë të të treve bashkë është tregues shumë i qartë i rëndësisë të jashtëzakonshme që ne i kushtojmë sigurisë së transportit të fëmijëve.

Akti trajton dhe përcakton cilësinë e drejtuesve, kualifikimin, integritetin dhe veçoritë e veçanta që duhet të kenë me transportin delikat me përgjegjësi të lartë. Përcaktohen vetitë teknike të mjeteve, me të njëjtin ngjyrë, shkrim. Një moshë më pak se sa 10 vjet dhe elementë të rëndësishme që kanë të bëjnë me ndalimin e tyre në zona të përcaktuara.

Në 21 janar do të fillojnë dispozitat e amenduara të Kodit Rrugor që kanë të bëjnë me sigurinë e transportit të fëmijëve me mjete private, ndenjëse të veçanta, masa penalizuese nëse fëmijët nuk trajtohen me sigurinë e nevojshme duke u ulur në sediljen e pasme. Prandaj unë përfitoj nga ky rast, u bëj thirrje mos drejtojnë nën efektin e pijeve që ta gëzojmë këtë Vit të Ri!”

“Shkollat tona do të jenë më të sigurta, transporti duke nisur që nga ky janar do të jetë më i sigurtë’’, tha Nikolla.

“Jo për protokoll se kështu e do zakoni, po unë besoj që këto dy vjet kemi sjellë një vëmendje tjetër për sigurinë rrugore, dhe rregullat që shpëtojnë jetë dhe i japin një tjetër çmim jetës së qytetarëve. Nuk mjafton vetëm ligji, aktet, masat e policisë, nuk mjaftojnë masat represive, kur vjen puna te bashkëpunimi dhe sensibilizimi për t’i bërë rrugët më të sigurta. Ky është viti i dytë ku pasojat për jetën e njeriut janë më pak, kjo pavarësisht se numri i aksidenteve është rritur, sepse sot policia e shtetit evidenton çdo aksident. Kjo do të thotë se jemi më transparent dhe i shërbejmë çdo qytetari në rrugë. Pra nëse vjet shqiptarët ishin më të vëmendshëm për të përdorur rripin e sigurimit, rezultatet shihen këtë vit ku pasojat janë më të vogla. Do të thotë se masat kanë dhënë efekt. Nuk ndodh në asnjë vend të botës që babai të jetë në timon dhe timonin ta mbajë fëmija’’, tha Tahiri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama pranon dështimin: TVSH ka nevojë për reformë rrënjësore, s’ka më kohë
Veliaj shpërthen në mbledhje, i thotë këshilltarit demokrat: S’të pjerdh fare. Këshilltari: Ti je idiot »
Article Logic
Execution time: 0.045118808746338
array(1) { ["section"]=> string(112) "tre-ministra-ne-deklarate-per-sigurine-rrugore-haxhinasto-nikolla-dhe-tahiri-japin-porosite-per-shqiptaret-28867" }